Deputetja largohet nga grupi i PS, qytetarët në protestë i bëjnë thirrje të bashkohet me tubimin
Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka sjellë reagime edhe në protestën qytetare që po zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë.
Gjatë tubimit, disa nga pjesëmarrësit i kanë bërë thirrje publikisht deputetes që t’i bashkohet protestës, duke e parë largimin e saj nga mazhoranca si një zhvillim politik që duhet shoqëruar me qëndrim aktiv në krah të qytetarëve.
“Eja në protestë”, është dëgjuar të thërrasin protestuesit gjatë grumbullimit para godinës së qeverisë, ku vijojnë fjalimet dhe deklaratat kundër klasës politike.
Kjo thirrje vjen pas deklaratës së Koçekut se do të vijojë mandatin si deputete e pavarur, pasi është distancuar nga Partia Socialiste për shkak të vlerave dhe parimeve të saj personale.
Në një mesazh në rrjetet sociale, e ashtuquajtura Neomalsore njofton largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Siç duket Koçeku nuk e ka përmbajtuar dot më veten duke qenë kundër dhjetëra mijera qytetarëve që janë në rrugë duke protestuar kundër qeverisjes së Ramës.
“Prej sot jam deputete e pamvarum. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë” shkruan Marjana Koçeku në rrjetet sociale.
Ja statusi i deputetes shkodrane e PS:

KOHA JONË SONDAZH

