FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Disa nga shenjat që tregojnë nivel të lartë të sheqerit në gjak

Niveli i lartë i glukozës në gjak ose ndryshe e njohur si glicemia ndodh kur trupi ynë nuk arrin të përpunojë ashtu si duhet. Kjo gjendje është diçka që mund të zgjasë për vite të tëra dhe mund të prekë edhe pjesë të ndryshme të trupit, si: venat e gjakut, veshkat, nervat dhe sytë, por turpi arrin t’ju dërgojë disa simptoma sinjalizuese që paralajmërojnë probleme me shëndetin ose që mund të rrezikoheni nga zhvillimi i diabetit tipi 2.

Faktorët që mund të kontribuojnë në rritjen e sheqerit në gjak janë:
Dieta e varfër
Mungesa e ushtrimeve të rregullta
Stresi
Problemet e tjera shëndetësore
Përdorimi i medikamenteve të caktuara

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
 Simptomat që mund t’ju ndihmojnë të dalloni nëse bëni pjesë në grupin e personave të prekur nga sëmundja e diabetit:
Gojë e thatë
Etje e shpeshtë
Probleme me stomakun
Impotencë
Shërim i ngadaltë i plagëve
Ndjenja e të qënit i uritur
Iritim i lëkurës, pa ndonjë shkak
Urinim i shpeshtë gjatë natës
Vështirësi për t’u përqendruar
Turbullim i shikimit
Infeksione të shpeshta

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?