FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dita e 15-të e protestave/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Në Tiranë ka nisur grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ku pritet të zhvillohet dita e 15-të e protestës qytetare që kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, pas grumbullimit në qendër të kryeqytetit, protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime nga qytetarë të ndryshëm që shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj klasës politike.

Protestat në Tiranë kanë vijuar për 14 ditë radhazi, ndërsa organizatorët thonë se lëvizja qytetare është shtrirë edhe në disa qytete të tjera të vendit, me kërkesën kryesore largimin e kreut të qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi kryesor i protestës mbetet thirrja për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa një pjesë e protestuesve kanë adresuar kritika edhe ndaj opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?