Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:59 Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme Ish-Presidenti Barack Obama ka sulmuar ashpër administratën e Trumpit lidhur me luftën në Iran dhe çmimet e larta të konsumit, ndërsa ka nisur fushatën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike”, Rama për projektin e Kushnerit: Standardet e BE-së do të jenë kriteri, jo emrat e investitorëve

Lajme E martë, 14 Korrik 2026 21:21
”Do shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike”, Rama për projektin e Kushnerit: Standardet e BE-së do të jenë kriteri, jo emrat e investitorëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama në përfundim të Konferencës së 9-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, nga Brukseli tha se Shqipëria po ecën sipas kalendarit të dakordësuar me Komisionin Europian për procesin e integrimit dhe se objektivi mbetet mbyllja e sa më shumë kapitujve negociues deri në fund të vitit. Duke folur për progresin e negociatave, Rama tha se tre kapituj janë mbyllur përkohësisht dhe se puna për kapitujt e tjerë po vijon me ritëm të lartë. Ai u shpreh optimist për ecurinë e procesit, duke theksuar se bashkëpunimi me Komisionin Europian dhe vendet partnere krijon mundësi për avancim të mëtejshëm. Lidhur me projektin turistik të mbështetur nga Jared Kushner dhe shqetësimet e ngritura në lidhje me standardet mjedisore, kryeministri deklaroi se çdo vendim do të merret në përputhje me rregullat e Bashkimit Europian. Sipas Ramës, projekti është ende në fazën e përgatitjes dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis është në proces. Ai theksoi se emrat e investitorëve nuk duhet të ndikojnë në vlerësimin e projektit, ndërsa kriteri kryesor do të jenë standardet europiane.

Pyetjet nga gazetarët

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

Para 2 orësh
28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Para 2 orësh
Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Para 2 orësh

Kryeministër Rama, tre kapituj janë mbyllur provizorisht. Cila është situata me 30 kapitujt e mbetur? Pra ku jemi, në gjendjen e progresit?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryeministri Edi Rama: Ajo çfarë është e rëndësishme është që deri më tani, jemi në drejtimin e duhur me kalendarin tejet ambicioz që është diskutuar e për të cilin është rënë dakord në ndërveprimin tonë të ndërsjellë me Komisionin dhe falë detyrave të pareshtura të shtëpisë që kemi bërë deri më tani. Thënë kjo, kalendari bëhet gjithmonë e më shumë ambicioz dhe ne duhet të punojmë gjithmonë e më tepër pa reshtur. Nëqoftëse atmosfera do të vazhdojë ajo çfarë kemi përjetuar gjatë kësaj periudhe të fundit, çdo gjë do të jetë aty ku duhet dhe çdo detyrë shtëpie do të bëhet si duhet. Nëqoftëse atmosfera do të ndryshojë, atëherë do të shohim, por deri tani nuk kemi arsye të besojmë se do të ketë një ndryshim atmosfere.

Dje në në takimin e Koalicionit të të Vullnetshëmve pati edhe një qasje, një këndvështrim për këtë proces, për vendet që janë në negociata aktive dhe mund të ndjeje lehtësisht, se te gjithë janë të prirur që të shtyjnë përpara dhe të gjithë janë të prirur të gjejnë mënyra edhe më të shpejta për ta mundësuar këtë. Kështu që jam shumë, shumë optimist në mënyrën shqiptare, që do të thotë, tragjikisht optimist.

Kështu që gati për të ecur përpara dhe për tu përballur edhe me sfida, nëqoftëse se shfaqen, por siç e thashë në fjalën hyrëse, presidenca irlandeze na jep komfort sepse Irlanda është një vend që ka dëshmuar përmes shembullit, se progresi eksponencial është i mundshëm dhe se irlandezët nuk pranojnë asgjë përveç ekselencës si objektiv. Pra, të jesh i shkëlqyer në objektivin e Presidencës, do të thotë të mund të mbyllësh më shumë kapituj me ne dhe me të tjerët deri në fund të vitit dhe ne ju besojmë miqve tanë irlandezë, punës që po bëjmë me Komisionin dhe kemi besim tek partnerët kështu që deri tani gjithçka mirë.

-Kryeministër thatë që nuk ka alternativë përkundrejt anëtarësimit në BE për Shqipërinë, por qeveria juaj ka mbështetur resortin luksoz, mbështetur nga Jared Kushner që ka sjellë shqetësime edhe në Bruksel për standardet mjedisore dhe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. Si justifikoni mbështetjen e një projekti që Komisioni ka ngritur publikisht shqetësime sa i takon procesit të anëtarësimit.

Kryeministri Edi Rama: Nga vitet e gjata në detyrë kam mësuar që kur thua Bruksel, është një fjalë shumë komplekse, ka shumë organizma dhe ka shumë zëra në Bruksel. Për ne, të gjitha zërat në Bruksel janë mjaft të respektueshëm, por ka një fjalë që e marrim shumë seriozisht, që është zëri i Komisionit. Deri tani më duhet t’ju them se Komisioni është krye të gjithçkaje duke qenë shumë i mirë informuar, bazuar në fakte dhe arsyeja pse them gjithmonë, qysh prej një kohe të gjatë, që në këtë botë, informacioni apo sistemeve shume kaotikë informacioni dhe pikëpamjeve mjaft të debatueshme, ku e vërteta gjen gjithmonë e më pak hapësirë, e gënjeshtra dhe gjysmë të vërtetat e të vërtetat e rreme, gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë, Komisioni mbetet në fakt ai që mban fort objektivitetin sepse Komisioni punon bazuar në fakte, punon bazuar në të dhëna, punon bazuar në burime të verifikuara, ndaj jam i sigurtë që edhe ju nëqoftëse do të kishit interes për faktet, për të dhënat, për burimet e verifikuara, do të kuptonit se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Projekti është ende punë në vazhdim. Projekti nuk është askund, nuk mund të shihet askund deri më tash sepse nuk është finalizuar dhe vlerësimi i ndikimit në mjedis është në proces e sipër. Gjithçka po bëhet sipas rregullave qysh prej ditës së parë, pavarësisht emrave. Përmendja e emrave nuk është diçka që na ndihmon për të shkuar tek e vërteta dhe kur them sipas rregullave, kam vetëm një libër rregullash që vlen për ne, që është ‘’libri’’ i rregullave të standardeve të anëtarësimit dhe ‘’libri’’ i rregullave të Komisionit të Bashkimit Europian. Pra ideja që Shqipëria do të vazhdonte përpara me diçka që nuk do të ishte në përputhje të plotë me ‘’librin e shenjtë’’ të besimtarëve dhe ateistëve në Shqipëri, që janë standardet e parimet e BE, është pretendim pa bazë, pra nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Zero. Ne do të bëjmë një projekt që do të jetë krenari për Shqipërinë e për Europën. Kjo është ambicia ime. Shqipëria duhet ta bëjë realitet për veten dhe për Europën dhe sigurisht, në proces do të jemi siç kemi qenë deri tani, shumë rigorozë për të kërkuar asgjë përpos standardeve më të larta. Do të kërkojmë vetëm diçka që do t’i bëjë të gjithë krenarë që e kanë këtë gjë në mes të Europës. Në të kundërt nuk do të ndodhë.

Edhe diçka tjetër sepse dua të sigurohem që nuk ka një tjetër keqinterpretim të formulimit. Na duhet të shfuqizojmë ligjin për investimet strategjike që është diçka për të cilin kemi disa kohë për të cilin kemi rënë dakord sepse ky ligj e ka përmbushur misionin e vet dhe po punojmë ngushtësisht edhe me Komisionin për atë që do ta zëvendësojë këtë ligj. Kur bëhet fjalë për ligjin tjetër, nuk kemi asgjë për të shfuqizuar edhe pse ka pasur një rezolutë në Parlamentin Europian që ka kërkuar këtë, por na duhet të trajtojmë ligjin mbështetur në të gjitha standardet europiane dhe të ndryshojmë brenda këtij ligji, gjithçka që nuk është në pajtim me standardet europiane sepse shfuqizimi nënkupton anulim dhe ligji për investimet strategjike do të shfuqizohet dhe anulohet, ndërkohë që ligji për zonat e mbrojtura, është një nga ligjet më të mira që kemi. Është një ligj për të cilin kemi punuar shumë fort për ta hartuar.

Ligji i parë në vend për zonat e mbrojtura sepse nuk kishim një të tillë më parë, ashtu siç nuk kishim shumë gjëra të tjera më parë dhe na duhet të trajtojmë pjesë specifike të cilat duhet të jenë në pajtim të plotë më standardet e Bashkimit Europian dhe edhe për këtë, ndërkohë që flasim, po punojmë me Komisionin, por shfuqizim nuk është një fjalë që e marrim si fjalë për të qenë në përputhje. Nuk është shfuqizim. Është miratim 100% në përputhje me standardet europiane. Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, janë dy gjëra të ndryshme, thjesht sa për mos humbur në përkthim, siç ndodh.

Lexoni edhe:

Shqipëria mbyll tre kapituj negociues me BE-në, Byrne: Vendi hyn në një fazë të re të anëtarësimit

Shfuqizimi i ligjit për investimet strategjike, protestuesit: Arritje e jona

Komisionerja Kos: Kishim rënë dakord për të shfuqizuar ligjin e Investimeve Strategjike, protestat janë pjesë e demokracisë

Zvërneci, Rama në Bruksel: Komisioni është i mirëinformuar! Projekti do të jetë një krenari për Shqipërinë dhe BE

Mbyllen edhe 3 grupkapituj të negociatave, Rama: Gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

VIDEO/ Bruksel, mbyll edhe 3 grupkapituj të tjerë të negociatave. Rama: Shqipëria ecën përpara dhe BE reagon

Etiketat e lidhura

beMarta Kosrama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 6 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 7 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas
Para 10 minutash

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 25 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 13 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.