Erion Braçe: Gëzuar Sulltan Nevruzin, ditën e re të ringjalljes dhe shpresës!

Nga Erion Braçe

Dua t’ua uroj Nevruzin – Ditën e Re – çdo shqiptari bektashi, kudo që ndodhet në Shqipëri.
Por, posaçërisht, dua t’ia uroj Baba Mondit – një udhëheqësi të urtë e paqësor.

Përmes tij, uroj çdo shqiptar bektashi këtu në Tiranë, në Njësinë 5, pa përjashtuar: skraparlinj, tepelenas, gjirokastritë, përmetarë, libohovitë, vlonjatë, mallakastriotë, korçarë të malësisë, tropojanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo të tillë në Astir apo lart, tek Kodra e Priftit, Fresku e kudo tjetër ku ndodhen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jo vetëm të jeni të gëzuar, por edhe krenarë për gjithçka që korifejtë e bektashizmit kanë bërë për këtë vend – për lirinë, pavarësinë, dijen dhe të ardhmen e tij në kohë të ndryshme.

Veçanërisht për kontributin e tyre gjatë Rilindjes Kombëtare dhe Luftës kundër fashizmit e nazizmit, në të gjitha trevat patriotike që përmenda më sipër.

Nder dhe respekt i përjetshëm për ta!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?