Fjala e ministrit Erion Veliaj në konferencën e parë vjetore: “Aftësi më të larta dhe punë më të mira për të gjithë”

•             Unë shpresoj shumë që kjo konferencë do të kthehet në një traditë të përvitshme, nënjë platformëqëgjeneron debat substancial mes të gjithë aktorëve kryesorë të përfshirë në zhvillimin politikave të punësimit dhe arsimit profesional në vend.

•             Në vitin e parë pas lançimit të StrategjisëKombëtarë të Punësimit dhe Aftësive besoj thellësishtse kjo platformë mund të shërbente si hapësirë ku ne çdo vit shohim veten tonë në pasqyrë dhe masim arritjen e objektivave që kemi caktuar së bashku në këtë dokument të rëndësishëm.

•             Para se të vija këtu, në thelb po shfletoja Strategjinë dhe nuk mund të rrija pa menduar se ky dokument përbën as më shumë as më pak se sa mjetin kryesor të përcaktuar nga Qeveria Shqiptare për të mbështetur tre pëparësitë kryesore të Qeverisë sonë të majtë. Më lejoni t’i përmend shkurtimisht:

•             Rritje ekonomike të qëndrueshme përmes mbështetjes së modelit tonë tëri ekonomik, i cili bazohet mbi rritjen e prodhimit të brendshëm, eksporteve dhe produktivitetit të fuqisë tonë punëtore.

•             Ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe solidare, që ka si objektiv kryesor uljen e varfërisë në vend, adresimin e pabarazivegjeografike e gjinore dhe mbi të gjitha, dhënien e njëshansi të drejtë për këdo që t’ia dalë në jetë.

•             Sigurimin e një pune të denjë si njëpërpjekje e fokusuar në krijimin e vendeve të reja të punës, për të garantuar të drejtat e punëtoreve që kanë një vend pune, siguruar mbrojtje shoqërore dhe nxitur dialogun social në vend.

•             Të tre këto objektiva të qeverisë gjejnë shprehjen e tyre edhe në moton që shoqëron këtë konferencë sot që gjendet e shkruar këtu pas meje:

•             Punësim, Arsim, Kohezion Social, Treg Pune Efikas.

•             Por, më duhet të pohoj që i gjithëky reflektim për strategjinë më sjell ndërmend një shprehje të pedagogut tim në Shtetet e Bashkuara, i cili kur fliste për shtetet e ndryshme në botë thoshte, që dallimi kryesor ndërmjet vendeve sot nuk është forma e tyre e qeverisjes, por shkalla e qeverisjes që ato janë të afta të gjenerojnë.

•             Me fjalë të tjera,maten nga aftësia jonë që ajo që themi në sallat tona të mbyllura apo dokumentet dhe ligjet që prodhojmë tëpërkthehet në impakt real qeverisësdhe zbatim konkret në terren.

•             Me këtë kontekst në mendje, më lejoni tani të ndalem shkurtimisht mbi atë që ne kemi bërë në një periudhë më pak se një vit, duke u fokusuar kryesisht në arritjet konkrete, si dhe tëndaj disa detaje mbi buxhetin e ri në mbështetje tëpunësimit dhe arsimit profesional që Qeveria ka dërguar dje në Kuvend.

•             Që nga korriku i këtij viti, kalimi i shkollave nën varësinë e MMSR po shoqërohet dhe me riorganizimin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe Agjencisë Kombëtare të Arsimit dhe Formimit Profesional për të ofruar një model më eficient menaxhimi.

•             Vetëm në këtë periudhë të shkurtër në fushën e arsimit profesional kemi disa arritje të rëndësishme, të cilat kanë qenë të fokusuara në forcimin e degëve që kërkohen nga tregu dhe rritjen e cilësisë së mësimdhënies.

•             Arritëm të hapim me ndihmën e partnerëve tanë austriak shkollën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit “Hermann Gmeiner”në fshatin SOS. Për herë të parë kemi futur mesataren si kriter pranimi për degë të veçanta studimi.

•             Kemi hapur ose rihapur disa degë të reja studimi. Kemi përuruar degën e re të përgatitjes së teknikëve të minierave në Bulqizë, si edhe hapur Qendrën Multifunksionale me ndihmën e Kishës Katolike në Zadrimë. Në Tiranëështë rihapur dega e mekanikës dhe në Durrës është hapur dega e peshkimit.

•             Këtë vit, kemi riorganizuar bordet drejtuese të shkollave duke ulur në to përfaqësues të bizneseve lokale dhe po punojmë për të siguruar zbatimin e sistemit dual, ku 30 % e kohës së nxënësit ndodh në një ambient pune.

•             Sakaq, kthimi i vëmendjes së qeverisë ndaj arsimit profesional dhe fushata jonë e komunikimit bënë që numri i regjistrimeve në shkollat profesionale të rritej me 25% nxënës më shumëtë rregjistruar në shtator të këtij viti krahasuar me ata në 2013, apo mbi 40 % krahasuar me ata që përfunduan vitin e parë të arsimit profesional në 2013.

•             I përmenda këto të parat pasi janë të gjitha nisma që nuk i kanë kushtuar asnjëqindarkë buxhetit të shtetit, përveç punës me përkushtim të një stafi të dedikuar dhe ndihmës së pakursyer të partnerëve tanë.

•             Doja të përmendja gjithashtu shkurtimisht edhe gjërat që kemi bërë së bashku në shtyllën e dytë të përparësive që kemi ndjekur këtë vit, që është transformimi i Shërbimit tonë Kombëtar të Punësimit dhe efektshmërisë së politikave tona në tregun e punës.

             Gjatë këtij viti mundësuam trefishimin e Fondit të Nxitjes së Punësimit që gjeneroi mbi 3000 vende pune.

•             Kemi hapur 9 zyra të reja pune dhe besoj se deri në fund të këtij viti do ia arrijmë që të mbajmë premtimin e 12 zyrave moderne të punës në të 12 qarqet e vendit.

•             Dhe për të gjithë cinikët, më lejoni të theksoj edhe një herëqë përtej hapësirës moderne që ofrojnë, këto zyra preznatuan një model tëri shërbimi dhe një institucion që nuk ekzistonte më parënë tregun e punës në vend.

•             Vetëm gjatë këtij viti ata kanë mundësuar gjetjen e një pune për afro 15 mijë qytetarë dhe kanë reklamuar në treg mbi 25 mijë vende pune. Sigurisht që, nevoja është më e madhe, por kaq është disa herë më shumë se ç’bënte ky Shërbim përpara se ne të merrnim detyrën.

•             Por, të gjithë e dimë që një Arsim Profesional cilësor kërkon para, kërkon laboratore të reja dhe cilësi tjetër në mësimdhënie, që politikat e nxitjes së punësimit kërkojnë financime më të mëdha.

•             Dhe këtu më duhet ta pranoj që jemi akoma larg burimeve që nevojiten për ta arritur atë target që i kemi vënë vetës që në fund të afatit të zbatimit të kësaj strategjie të kemi 25% të nxenësve në shkollë të mesme që ndjekin arsimin profesional.

•             Por, kjo nuk do të thotë që nuk kemi lajme të mira.

•             E thënë në shifra financiare, gjatë vitit të ardhshëm, me ndihmën edhe të partnerëve tanë në BE dhe vende të tjera, sistemi i arsimit profesional do të përfitojë rreth 40% më shumë fonde se një vit më parë.

•             Ndërsa flasim, po bëhemi gati tëpërurojmëdy shkolla tërikonstruktuara totalisht, shkollat “Hysni Çela” dhe “Petro Sota” në Durrës dhe Fier.

•             Me ndihmën e BE, gjatë vitit tjetërdo të fillojë ndërtimi i tre shkollave të reja të arsimit profesional.

•             Në bashkëpunim me Qeverinë Italiane do të hapet shkolla e re e Design, një investim prej 500 mijë eurosh.

•             Falë financimit të ERASMUS prej 350 mijë eurosh do të hapet  një shkollë e re në mbështetje të industrisë së turizmit sipas modelit të plotë dual.

•             Bashkimi Evropian do të ofrojë rreth 1 milion dollarë për të garantuar asistencë teknike e laboratorë në 3 shkolla profesionale.

•             Duke u ndalur tek politikat e nxitjes së punësimit, Fondi i Nxitjes së Punësimit do të dyfishohet gjatë vitit të ri buxhetor duke shkuar nga 2.7 milion dollarë këtë vit në 5.5 milion dollarë.

•             Ky fond së bashku me aksesin e siguruar falas në Qendrat e Formimit Profesional po shërben si një ndër mjetet më të mira për të rritur mundësitë për shtresat më të marxhinalizuara, gratë dhe grupet e tjera shoqërore duke rritur aksesin e tyre nëaftësim profesional dhe tregun e punës.

•             Siç e thashë edhe më sipër, ndërkohë që nevoja mbetet më e madhe, rritja me këto shifra e financimit në këtë sektor do të kërkojë edhe rritje të eficencçs sonë menaxhuese dhe përthithëse të këtyre fondeve.

•             Besoj të gjithë këto pika që ndava përbëjnënjë platformë shpresëdhënëse mbi hapat që ne do të marim së bashku gjatë vitit që vjen.

•             Në mbyllje, doja të kthehesha në rolin që unë pres që kjo konferencë të luajë në zhvillimin e sistemit tonë të punësimit dhe formimit profesional, oponencës ndaj politikave tona publike dhe llogaridhënies për të gjithë ne qënaështë besuar zhvillimi i këtij sektori.

•             Njësistem cilësor i arsimit dhe formimit profesional mund të ngrihet vetëm mbi struktura të qarta menaxhimi, një sistemi rregullator që ofron parashikueshmëri të politikave dhe investimeve publike në këtë sektor, të një sistemi meritokratik karriere për mësuesit dhe drejtuesit e sistemit tonë të arsimit profesional.

•             E njëjta gjë ka vlerë për politikat tona të menaxhimit të tregut të punës, të parashikimit të nevojave që tregu ka për zanate dhe aftësim professional, si dhe formalizimit të marrëdhënieve dhe informacionit në këtë sektor.

•             Duketheksuar atë që citova si mësim nga pedagogu im, pavarësishtformave tona të organizimit të sistemit të arsimit dhe formimit profesional, sistemit rregullator dhe politikave që miratojmë, matësi i tyre do të jetë vetëm efikasiteti i këtyre politikave atje ku një biznes gjen një derë që hapet për informacion dhe mbështetje, atje ku nxënësit takojnë mësuesit, atje ku një i papunë ka nevojë për ndihmë për të mësuar një zanat dhe gjetur një vend pune me dinjitet.

•             Shpresoj shumë që këto të jenë gjithëçështje që ju do t’i diskutoni së bashku sot dhe pas një viti, diskutime që ju premtoj do të merren në konsideratë seriozisht nga unë dhe gjithë stafi i Ministrisë sonë.

SHKARKO APP