FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fotoja me Donald Trump, Lulzim Basha tregon se si u realizua

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio e Hapur’, ka folur për takimin e tij me presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Pasi bëri një ekspoze të vizitës në SHBA dhe për takimet ekonomike atje, gazetarja Eni Vasili ka ngacmuar Bashën duke e pyetur se sa kushtoi fotoja me Trumpin, pasi flitet për një çmim 20 mijë dollarësh.

Ja përgjigja e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Swiss Digital Desktop Reklama

Po të ishte për punë çmimi, Edi Rama do të kishte bërë jo foto, por film me të. Kjo foto nuk ka kushtuar asnjë qindarkë. Nuk mund të lejoj që pakujdesia dhe papjekuria e Edi Ramës të ndikojë në lidhjet mes SHBA-së dhe Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?