FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjermania përgatit ‘Planin Marshall’: Ja si përfiton Shqipëria

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Johannes Hahn i këshillon Tiranës zyrtare të mos nxitohet me kërkesën për hapjen e negociatave në fund të këtij viti.

Duke u përgjigjur mbi deklaratën e artikuluar nga kryeministri Rama, se Brukseli duhet të përgatitet për hapjen e negociatave me Shqipërinë, komisioneri Hahn tha se kjo mund të arrihet nëse kriteret e vendosura nga Brukseli do të trajtohen në një mënyrë inkurajuese dhe do të prodhojnë rezultate pozitive.

Sipas tij, kriteret që do bëjnë diferencën për hapjen e negociatave, janë së pari zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, duke shpresuar në një raport pozitiv nga ODHIR, së dyti, një fillim i besueshëm i procesit të vetingut dhe së treti, luftë e efektshme në luftën kundër drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por në kushtet kur Bashkimi Europian po përballet me probleme të brendshme dhe integrimi po zgjatet, Gjermania duket se ka një plan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa media gjermane dhe serbe raportojnë se BE dhe kryesisht Gjermania, do financojnë një projekt “Marshall 2”.

Sipas shembullit të ndihmës amerikane për Europën Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore, Ballkani Perëndimor do marrë ndihmë për t’i dhënë vrull ekonomisë.

Plani do miratohet nga Këshilli Europian dhe do zgjatet gjatë viteve që vendet e Ballkanit nuk do jenë pjesë e BE.

Fondet do të vërshojnë për të ndihmuar firmat e ndryshme.

“Marshall 2” do të financojë projekte të mëdha infrastrukturore, kryesisht për ndërtime autostradash.

Gjithçka do të bëhet në kuadër të Procesit të Berlinit, të iniciuar nga Gjermania në vitin 2014.

Synimi i “Planit Marshall për Ballkanin” do jetë edhe ndihma për të ulur varfërinë në këto vende dhe ndaluar konfliktet me tone nacionaliste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?