Refuzuan takimin, del përgjigjja e Ramës për gjyqtarët dhe prokurorët

Pas vendimit të Unionit të Gjyqtarëve për të mos marrë pjesë në tryezën e konsultimit të thirrur nga kryeministri Edi Rama, qeveria mësohet se lë të hapur mundësinë për një takim të ardhshëm me përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë.

Përmes një email-i drejtuar Unionit, Kryeministria shprehet se e mirëkupton kërkesën për shtyrjen e takimit, por nënvizon se dialogu ndërinstitucional duhet të vijojë i ndarë nga proceset gjyqësore që janë aktualisht në zhvillim. Megjithëse tryeza e parashikuar nuk u zhvillua me pjesëmarrjen e magjistratëve, qeveria bën të ditur se nuk do të ndalë punën për reformën e pagave në sistemin e drejtësisë.

Sipas reagimit të ekzekutivit, puna për hartimin e ligjit të ri mbi pagat do të nisë menjëherë. Draftimi i tij ishte parashikuar të ishte një nga çështjet kryesore për diskutim gjatë tryezës së konsultimit. Qeveria thekson gjithashtu se mbetet e gatshme të vijojë dialogun me përfaqësuesit e drejtësisë dhe të dakordësojë një datë të re për zhvillimin e takimit, në një moment që do të konsiderohet i përshtatshëm nga të dyja palët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?