Hoxha-Sybiha: Tirana mirëpret në qershor takimin e ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me Andrii Sybiha, ministër i Punëve të Jashtme të Ukrainës.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha thekson se “teksa agresioni në shkallë të gjerë i Rusisë kundër Ukrainës hyn në vitin e tij të pestë, rikonfirmova se Shqipëria dënon as hapur shkeljet e vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës ndërkombëtare humanitare, përfshirë sulmet e përsëritura kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës kritike të Ukrainës”.

Kryediplomati nënvizon se “Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për lirinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe për llogaridhënien, një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe për të ardhmen e saj evropiane”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë bisedës me homolgun ukrainas, ministri Hoxha bën me dije se rikonfirmoi “angazhimin e përbashkët për të thelluar më tej marrëdhëniet Shqipëri–Ukrainë përmes bashkëpunimit të ngushtë, duke avancuar rrugët tona respektive drejt Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në paqen, stabilitetin dhe sigurinë në mbarë Evropën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pres me kënaqësi të mirëpres Ministrin Sybiha në Shqipëri, në Takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë–Evropa Juglindore, që do të organizojmë në muajin qershor në Tiranë”, deklaroi ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?