Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, merret në pyetje për më shumë se tre orë në SPAK

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), pas më shumë se tre orësh marrje në pyetje nga hetuesit për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Karçanaj qëndroi për 3 orë e 20 minuta në ambientet e SPAK, ku u pyet në lidhje me hetimet për çështjen në të cilën ajo është e përfshirë së bashku me persona të tjerë.

Hetimet lidhen me dyshimet për shkelje të barazisë në tendera dhe për veprimtari të dyshuara në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur”, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë nga SPAK.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas daljes nga godina e prokurorisë, Karçanaj nuk pranoi të prononcohej për mediat lidhur me dëshminë e saj dhe zhvillimet e hetimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?