Jorida Tabaku nga majat e Valbonës: “Sa më e vështirë rruga, aq më e bukur sfida”

Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit/Komisionit për Çështjet e BE-së, Jorida Tabaku, ka zgjedhur ta nisë këtë të diell me një mesazh motivues për ndjekësit e saj në rrjetet sociale, e shoqëruar nga pamjet piktoreske të Alpeve Shqiptare.

Përmes një postimi të shoqëruar me foto nga kreshtat ku shpaloset pamja e maleve të Dragobisë, Tabaku ka ndarë me publikun përshtypjet nga ngjitja në lartësitë e Luginës së Valbonës. Në mesazhin e saj, ajo vë në dukje rëndësinë e përpjekjes dhe qëndrueshmërisë përballë çdo sfide.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi i plotë i deputetes:
“Sa më e vështirë rruga, aq më e bukur sfida. Nuk është asnjëherë e thjeshtë të mbërrish aty ku dëshiron, por çdo përpjekje e vështirë e ka shijen e ëmbël në fund. Kur arrin, pamja e shpërblen çdo mund. Lugina e Valbonës, parë nga lart, është madhështore. Po aq madhështore është edhe forca që na shtyn përpara, edhe kur kërkon të dorëzohesh!”

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë publikim, Tabaku përcjell jo vetëm promovimin e bukurisë natyrore të veriut të Shqipërisë, por edhe një mesazh simbolik mbi përballjen me vështirësitë dhe arritjen e objektivave.

AV

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?