Kim Mehmeti: Para Denion Meidanit në Shkup vinin ambasadorë për dasma dhe synetllëqe
Analisti Kim Mehmeti ka folur për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, ku thekson se para ambasadorit Denion Meidanit, Shqipëria dërgonte në Shkup veç ambasadorë që nuk bënin asgjë tjetër, vetëm se merreshin me dasma dhe synetllëqe. Mehmeti ka shtuar se përsa kohë që shqiptarët kanë mëmëdhe Shqipërinë dhe atdhe Kosovën, ata në Maqedoni mbeten në rrugë dhe të papërfillshëm.
”Vetë Shqipëria e mësoi Maqedoninë të sjellë këta ambasadorë që janë vetëm për dasma dhe synetllëqe. Ndodh Sopoti, ndodh ajo Mostra, ndodh çfarë ndodh, dalin dhe japin një deklaratë të vakët si përfaqësues të Kinës dhe mbaron puna. Këtu si vëllai më i vogël në treshen shqiptare, ne na çmojnë edhe nga këto se cilin kemi mëmëdhe dhe atdhe. Shpesh them kur e ke ti mëmëdhe Shqipërinë dhe atdhe Kosovën, ti mbetesh në rrugë dhe nuk të përfill”, u shpreh Mehmeti.
Denion Meidani sipas raportimeve të fundit, nuk do të vijojë më detyrën si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut. Diplomati shqiptar pritet të mbyllë përpara afatit mandatin e tij në Shkup, në një lëvizje që po komentohet gjerësisht në qarqet politike dhe diplomatike në të dy vendet. Qëndrimet publike të ambasadorit shqiptar në debatet politike të zhvilluara së fundmi në Maqedoninë e Veriut janë konsideruar problematike nga faktorë të caktuar politikë në Shkup.
Lexoni edhe:
Mos e largoni ambasadorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani!
KOHA JONË SONDAZH

