Kinezëri alla shqiptare

Nga Mitro Çela- Në Pekin bëhej mbledhie e Byrosë Politike. Tavolinë e gjërë. Rrinin ulur kinezët me pushtet, nën pushtetin e Mao Ce Dunit. Në qoshe Kryetari. Në një cep, në të mëngjër të Kryetarit, një poçe porcelani, nga porcelani I fisëm kinez. Jashtë fuksionit? Poçe pa vlerë. Por kthehej në misterioze sepse aty kishte të drejtë të pështynte vetëm Kryetari Mao!

Morali: Rreth tavolinës dy ishin gjërat me vlerë: Kryetari dhe poçia. Të tjerët nuk ekzistonin, vetëm për faktin sepse u mungonte e drejta të pështynin! Kush guxonte të “pështynte” ato që thoshte e shkruante Mao Ce Duni, shkonte me dëshirë në Taxhai për të hapur taraca!

Kinezëri e bukur për tu treguar…Mund të zërë vend në mëmëdheun tonë mama? Pyetja e lehtë. Më e lehtë përgjigja. U firmos konçesioni për aeroportin tënë. Partner gjermanët. Na kanë dashur gjithë jetën. Që nga Bismarku e këndej…Por deri tek bisnesi…

Në një nen të votuar në parlament shkruhet. Gjermani ka të drejtë ekskluzime për zbritje dhe ulje aroplanësh…Dhe më tej. Nuk mund të ngrihet asnjë aeroport i ri, në një rreze 100 km.

Kinezëri e ditëve tonë. Me kwtw ide, mund të ngihet aeroport vetëm në det. Si në Hong Kong e Dubajë, de!…Dhe mbetën “shterpë” aeroportet e Kukësit, Kuçovës dhe në letër projektet për ndërtim aeroportesh në Sarandë, Korçë…

SHKARKO APP