Komisioneri europian në Tiranë, takim me kreun e SPAK, Klodian Braho

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Demokracinë, Drejtësinë, Sundimin e Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, ka zhvilluar një vizitë në Tiranë.

Gjatë kësaj vizite Michael McGrath ka zhvilluar disa takime mes tyre edhe kreun e SPAK, Klodian Braho, kryeministrin Edi Rama, ministrin e drejtësisë Toni Gogun etj.

Pas takimit me kryeministrin dhe zyrtaraë të tjerë McGrath, nëpërmjet një postimi në X, u shpreh se Shqipëria “e ka vendin në BE”, ndërsa nënvizon se ende ka punë të rëndësishme për t’u bërë në rrugën drejt anëtarësimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria e ka vendin në BE dhe është një nga vendet pararendëse në procesin e anëtarësimit në BE”, shkruan McGrath.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?