FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri i Kroacisë përshëndet kuvendin e PD: Suksese mikut tim Berisha

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenković, ka përcjellë një mesazh urimi për Kuvendin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, duke i uruar sukses delegatëve dhe drejtuesve të saj.

Në një video-mesazh, Plenković u shpreh se ka qenë i kënaqur që kishte pritur më herët në Zagreb kreun e PD-së, Sali Berisha, gjatë Forumit të IDU-së, ku siç tha ai u diskutua gjerësisht për aktivitetet dhe procesin e reformimit të partisë.

Video-mesazhi i kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviç:

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dashur miq,

Swiss Digital Mobile Reklama

U uroj të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të Shqipërisë një kuvend sa më të suksesshëm.

Isha shumë i kënaqur që prita zotin Sali Berisha, mikun tim prej shumë vitesh, në Kroaci gjatë Forumit të IDU-së këtu në Zagreb, disa javë më parë.

Patëm një bisedë të gjerë mbi aktivitetet dhe reformimin e partisë.

Ne ndajmë të njëjtin orientim të qëndrueshëm pro-europian dhe dëshiroj t’ju jap mbështetjen e fortë të Bashkimit Demokratik Kroat për një kuvend të suksesshëm të partisë dhe për suksese të mëtejshme elektorale.

Të gjitha të mirat nga Zagrebi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?