
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja.
“ Sot ndoshta mendja më prodhimtare ndër shqiptarë, ndaloi së menduari.
I dhimbshëm lajmi për ndarjen fizike nga jeta të Rexhep Qoses. Një intelektual i përmasave mbarëkombëtare e përtejkombëtare, atdhetar i pashoq dhe shkrimtar i pakohë.
I paharruar qofsh përgjithmonë profesor Rexhep Qosja!”, shkruan Peleshi në mesazhin e tij.
