FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeparlamentari Peleshi: UÇK-ja është vlerë kombëtare, jo mjet presioni ndaj institucioneve dhe karburant elektoral

Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar lidhur me protestat dhe përdorimin e figurës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në debatet politike, duke theksuar se e drejta për të protestuar është një vlerë kushtetuese dhe një shprehje e pluralizmit demokratik. Për të protestat meritojnë të mbrohen nga përpjekjet për t’u instrumentalizuar për qëllime që, sipas tij, nuk lidhen me thelbin e tyre. Ai nënvizoi se lufta e Ushtria Çlirimtare e Kosovës përbën një trashëgimi të shenjtë për të gjithë shqiptarët dhe nuk duhet të përdoret si “karburant elektoral” apo si mjet presioni ndaj institucioneve.

Postimi i plotë

Protesta është e drejtë kushtetuese dhe shprehje e shëndetshme e pluralizmit demokratik. Por pikërisht për këtë arsye, ajo meriton të mbrohet nga ata që duan ta instrumentalizojnë për axhenda të ndryshme nga thelbi i saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lufta e UÇK-së është trashëgimi e shenjtë e të gjithë shqiptarëve. Ajo nuk duhet të përdoret si karburant elektoral apo mjet presioni ndaj institucioneve. Kush e përdor atë kujtesë për të penetruar në një lëvizje qytetare që nuk ka asnjë lidhje me të, nuk e nderon atë luftë. Përkundrazi, tenton ta zhvlerësojë atë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Interesi kombëtar, sovraniteti dhe stabiliteti nuk janë sllogane, por janë vijë e kuqe për të gjithë, përfshirë politikën dhe çdo lëvizje qytetare.

Ndaj është detyrë e të gjithëve të imunizohemi nga manipulatorët e historisë. Ndaj ndiej për detyrim të ndaj këtë qëndrim sot. Kosova është e shenjtë. Shqipëria është e shenjtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?