FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spiropali i përgjigjet Ramës: Kur t’ju merren mend nga algoritmi dhe konspiracionet, lexoni…

Deputetja socialiste, Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur kritikave, sulmeve dhe asaj që ajo e përshkruan si “monitorim digjital e operacional” dhe “kontroll algoritmik” të Kryeministrit Rama.

Në fakt duket hapur se prezenca e Elisa Spiropalit në grupin parlamentar të PS-së i ka ditët e numëruara. Kryeministri Rama në një bashkëbisedim në KOHA JONE-DEBAT, me rastin e 35 vjetorit të themelimit të KOHA JONE, si gazeta e parë e lirë, tha se i lejohet të shkelë dy vija të kuqe (Spiropali), ndërsa po kaloi vijën e tretë kuqe, dihet vendi.. 

Ndërkohë Elisa Spiropali ka kaluar edhe vijën e tretë të kuqe!

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Spiropalit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur t’ju merren mënd’ e t’ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës, që lindi si sot, më 1889.

Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua

Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,

Me ta një kullë e hijshme u ndërtua,

M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.

Ndërtuesit e saj falënderoj,

Paçka se e ndërtuan me nxitim.

Prej saj më shpejt agimin e shijoj

Dhe diellin kqyr me gjatë në perëndim.

Dhe në dritaren time ditë për ditë,

Fryn erë deti, më flladit.

Në dorën time pëllumbi vjen e çukit,

E në mos mund të shkruaj më diçka,

Një ditë të perëndishme krahëlehtë,

Pres të vijë Muza, për ta shkruar vetë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?