FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryepolici Skënder Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë, patrullime në të gjithë vijën bregdetare

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka bër me dije se janë marrë masa shtesë për sezonin veror. Nga Durrësi, Hita tha se mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë, ndërsa mjetet detare që u përkasin shtetasve të huaj do të verifikohen në kohë reale.

“Po aplikojmë me sukses praninë e efektivëve me biçikleta në zonat pedonale dhe përgjatë vijës bregdetare. Kjo rrit efikasitetin e shërbimit dhe mundëson komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Vëmendje e veçantë i kushtohet sigurisë detare dhe Njësia Policore Detare është në gatishmëri të plotë 24/7. Patrullimet shtrihen përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë sezon, Njësia Policore Detare do të mbështetet edhe nga ajri, përmes përdorimit të dronëve. Nuk do të tolerohet asnjë shkelje nga mjetet lundruese që rrezikojnë jetën e pushuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shërbimet tona do të kryejnë verifikimin dhe regjistrimin e mjeteve lundruese të huaja, duke kryer verifikimet përkatëse në sistemin TIMS”, tha Hita.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?