FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LAJM I FUNDIT/ Bllokohet një qendër votimi në Golem, kërkohet ndërhyrja e policisë

Një Qendër Votimi në Golem, Kavajë është bllokuar për më shumë se një orë mëngjesin e sotëm. Mesohet se shkak është bërë mungesa e kartave të përfaqësuesve të PD-së si vëzhgues.

Mes të pranishmëve, përfaqësues të komisionit të QV dhe të tjerëve ka pasur tone të larta dhe debat të nxehtë, dhe madje për zgjidhjen e situatës është kërkuar ndërhyrja e policisë. Por me ndërhyrjen e KZAZ çdo gjë është qetësuar dhe më pas ka vijuar procesi normalisht.

Kujtojmë se Kavaja voton sot edhe për kreun e bashkisë, përveç se për zgjedhjet parlamentare.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?