FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Martin Shkreli vazhdon ta drejtojë biznesin nga burgu

Martin Shkreli po vazhdon të drejtojë kompaninë e tij farmaceutike nga burgu, nëpërmjet një celulari që është futur kontrabandë në qelinë e tij.

Kështu publikon CNN për ish-shefin ekzekutiv të një kompanie barnash mjekësore që zuri titujt e parë të medieve ndërkombëtare për rritjen e çmimit të një ilaçi, përpara se të shpallej fajtor për mashtrimin e investitorëve. Shkreli rriti çmimin e Daraprimit që përdorej nga pacientët me AIDS nga 13,5 dollarë në 750 dollarë. Kjo gjë e bëri që shqiptari të kthehej në njeriun më të urryer në botë.

Sipas CNN, Shkreli po drejton nga burgu Phoenixus AG, që më parë njihej si Turing Pharmaceuticals dhe beson se kjo kompani do të bëhet edhe më e suksesshme gjatë kohës që ai është në burg. Ai mendon se kompania ku ai zotëron 40% të aksioneve, do të vlejë 3,7 miliardë dollarë kur të dalë nga burgu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në telefonatën më të fundit që ka bërë, mësohet se Shkreli ka shkarkuar CEO-n Kevin Mulleady. Më pas, ka ndërruar mendje dhe thjesht e pezulloi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?