Mbahet seanca në GJKKO për Veliajn dhe të pandehurit e tjerë, mungon kryebashkiaku

Në GJKKO po mbahet seanca e parë e gjyqit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe 10 të pandehurve të tjerë, të cilët do të gjykohen me proces normal. Treshja gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e ndarë të Veliajt përbëhet nga kryesuesja Elsa Ulliri dhe anëtarët Flora Hajredini e Besmir Stroka.

Burime pranë procesit bëjnë me dije se Veliaj nuk është paraqitur në seancë.

Për monitorimin e procesit të Veliajt edhe Erida Skëndaj, është i pranishëm kreu i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata, mbas kërkesës së mediave për të ndjekur procesin live me kamera, vendosi ta refuzojë kërkesën. Gjykata tha se prania e kamerave përbën rrezik sepse pritet të ketë dëshmitarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?