Mbledhja në Pogradec, diskutimet e Ramës me drejtuesit e qarqeve rinisin pas drekës

Mbledhja që kryeministri Edi Rama dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste po zhvillojnë në Pogradec ka vijuar me një pushim për drekën.

Në pamjet e siguruara nga takimi shfaqen disa prej drejtuesve socialistë, mes tyre Belinda Balluku dhe Ulsi Manja. Ky i fundit është parë duke u larguar me një pjatë në dorë, teksa pjesëmarrësit kanë marrë një pauzë nga diskutimet.

Pas përfundimit të drekës, mbledhja pritet të vijojë me diskutime të fokusuara te strategjia e komunikimit të Partisë Socialiste, daljet e përfaqësuesve të saj në media dhe mënyra e përdorimit të rrjeteve sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komunikimi politik dhe prezenca në media pritet të jenë ndër temat kryesore të diskutimeve mes kryeministrit Rama dhe drejtuesve politikë të PS-së gjatë takimit në Pogradec.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?