Meçe: Turp i Zotit, Berisha me 200 njerëz në protestë! Mos të flasë më në emër të popullit

Analisti Arben Meçe ka kritikuar protestën që u mbajt të enjten nga Partia Demokratike para Kuvendit kundër Reformës Territoriale që u vota mbrëmë me 85 vota pro, duke e cilësuar atë si një dështim për shkak të numrit të ulët të pjesëmarrësve.

Meçe thotë se përfaqësimi politik nuk mund të mbështetet vetëm te deklaratat, por duhet të dëshmohet përmes mbështetjes reale. Ai e konsideroi të papërshtatshme që Berisha të flasë në emër të popullit, kur protesta nuk arriti të mbledhë një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish.

“Kur flet në emër të popullit, duhet që populli të të ndjekë”, u shpreh Meçe, duke shtuar se mungesa e mbështetjes në terren e dëmton politikisht kreun e opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Analisti e ashpërsoi më tej qëndrimin e tij, duke e akuzuar Berishën për hipokrizi dhe demagogji, ndërsa nënvizoi se pretendimet për përfaqësimin e qytetarëve duhet të shoqërohen me pjesëmarrje konkrete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meçe e cilësoi protestën një tregues të dobësisë së mobilizimit të opozitës, duke vënë në pikëpyetje pretendimin e saj për të folur në emër të qytetarëve shqiptarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?