“Metoda” godet në Tiranë një rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Anglisë

Policia e Shteti ka bërë publik në mediat sociale se në Tiranë është finalizuar operacioni policor i koduar “Metoda”, i cili siç mësohet ka goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit nga Shqipëria drejt Anglisë.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, e ndarë në pjesë dhe e fshehur brenda një televizori.
Identifikohen 3 shtetas. Vihen në pranga 2 prej tyre dhe shpallet në kërkim një tjetër, të cilët dyshohet se vepronin në grup, me qëllim kryerjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të armëve jashtë Shqipërisë.
Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative për një rast trafikimi të armëve të zjarrit, nga disa shtetas nga Shkodra, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me DVP Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Metoda”.

Në vendin e quajtur “Bulevardi i ri”, në Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, kanë ushtruar kontroll në një kamion që dyshohej se disa shtetas kishin fshehur një armë zjarri për ta trafikuar. Nga kontrolli në brendësi të një televizori, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit me silenciator, të ndarë në pjesë.
Në vijim të operacionit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u arrestuan shtetasit J. S., 26 vjeç, dhe S. M., 20 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. A., 20 vjeç, të tre banues në Shkodër.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri me silenciator, me destinacion Anglinë, nëpërmjet kamionit të një shtetasi i cili nuk kishte dijeni për armën që ndodhej në brendësi të televizorit.
Vijojnë hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve pas dyshohet se kanë trafikuar dhe armë të tjera si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerëve të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?