FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Enea Karakaçi i prerë: Nuk do lejojmë vonesën e aeroportit të Vlorës prej sherrit të ortakëve ndërtues!

Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi ka deklaruar sot në një konferencë shtypi, në mënyrë të prerë, se qeveria nuk do të lejojë në asnjë mënyrë bllokimin e vënies në punë të aeroportit të Vlorës prej mosmarrëveshjeve dhe sherreve mes ortakëve të shoqërisë private që kanë firmosur për ndërtimin e këtij aeroporti të rëndësishëm për Shqipërinë.

Ministri theksoi se nuk do të lejohet kjo gjëndje e sotme në aeroportin e Vlorës, duke paralajmeruar marrjen e hapave ligjorë ndaj atyre që po shkelin kontratën e firmosur. Ministri në ato çfarë deklaroi ishte i qartë dhe i vendosur: Nuk ka më hezitim ndaj tyre!

Në statusin e tij ai shkruan: Aeroporti Ndërkombëtar i #Vlorës, projekti më i rëndësishëm i dekadës së fundit në Shqipëri. Askush nuk mund të mbajë peng një infrastrukturë kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?