Ministri Gonxhja: Urat e restauruara, monumente kulture përballuan pa asnjë dëmtim motin e keq (FOTO)
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka publikuar disa pamje nga shumë prej urave të shpallura Monumente Kulture në vend, të cilat janë restauruar së fundmi.
“Falë ndërhyrjeve restauruese të kryera me profesionalizëm duke respektuar në çdo detaj arkitekturën origjinale të urave monument kulture të kategorisë së parë në Shqipëri, nga Ura e Mesit në Shkodër tek Ura e Zogut (FAZA I), nga Ura e Golikut dhe Shën Prodhomit në Voskopojë tek Ura e Nicës në Pogradec, dhe deri tek urat e Glinës dhe të Haskovës në Gjirokastër, këto vepra historike po i përballojnë pa asnjë dëmtim prurjet e mëdha të lumenjve pas motit të keq me shi, duke dëshmuar qëndrueshmërinë e rikthyer dhe rëndësinë jetike të restaurimit të tyre”, shkroi Gonxhja.

KOHA JONË SONDAZH

