Ministri Malaj publikon pagat që kërkojnë magjistratët: Nga mbi 5 mijë euro deri në…

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka bërë me dije se ndaj tij, Sekretarit të Përgjithshëm dhe drejtorëve të Thesarit është depozituar kallëzim penal lidhur me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Malaj thotë se Ministria ka refuzuar të ekzekutojë rritjen e pagave pa një vendim të Parlamentit. Sipas tij, kërkesat për rritje do t’i kushtonin buxhetit 40 milionë euro shtesë në vit, ndërsa rishikimi i pagave për periudhën 2023–2026 do të kishte një efekt prej 125 milionë eurosh. Ministri thekson se çështja pritet të adresohet më 17 shtator, përmes miratimit të ligjit përkatës në Parlament.

Postimi i plotë 

Të kallëzohesh sepse po zbaton ligjin, nga garantët e barazisë para ligjit! Sot, në Ministrinë e Financave u depozitua një kallëzim penal për mua si titullar i institucionit, Sekretarin e Përgjithshëm dhe drejtorët e thesarit në të gjithë Shqipërinë. Arsyeja: Kemi refuzuar të hapim dyert e thesarit të shtetit për të nxjerrë që aty pa vendim të Parlamentit një volum të konsiderueshëm parash, si shtesë rroge për gjyqtarët dhe prokurorët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dua të bëj asnjë polemikë me askënd dhe as të risqaroj pozicionin e Ministrisë së Financave, ndërkohë që është thënë publikisht nga qeveria shqiptare dhe përfaqësuesit e Parlamentit, se askush nuk do të pengojë adresimin e çështjes së pagave sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo do të ndodhë më 17 shtator, kur të miratohet ligji që i jep Ministrisë së Financave të drejtën administrative të veprimit. Por, kjo nuk i ka penguar përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor që të përshkallëzojnë konfliktin me ekzekutivin duke nënshkruar një kallëzim penal që do ta marrë me siguri historia. Ndërkohë unë sot dua t’u bëj me dije qytetarëve sa kushton kërkesa e kallzuesve të nderuar, sipas shkallës së pagave:

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjyqtar i Shkallës së Parë
Është: 376,381 Lekë
Kërkohet: 567,421 Lekë

Gjyqtar i Shkallës së Dytë
Është: 388,927 Lekë
Kërkohet: 586,335 Lekë

Gjyqtar i GJKKO
Është: 401,473 Lekë
Kërkohet: 605,350 Lekë

Efekti total në buxhetin e shtetit me këto kërkesa është 40 milionë euro shtesë, çdo vit. Por nuk mbyllet këtu. Magjistratët kërkojnë rishikim të pagave për periudhën 2023-2026 me një efekt në buxhetin e shtetit 125 milionë euro. Ndërkohë u them drejtorëve të Thesarit në të gjithë Shqipërinë dhe Sekretarit të Përgjithshëm, që sot u kallëzuan së bashku me mua, se duhet të vazhdojnë ta kryejnë detyrën e tyre me qetësi dhe pa u intimiduar, duke ruajtur gjithmonë me rigorozitet financat e shtetit, të udhëhequr nga ligji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?