FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mos i hidhni më farat e shalqirit, ja çfarë funksioni kanë për shëndetin

Nëse deri tani i keni hequr farat shalqirit përpara se ta hani keni bërë gjënë më të gabuar. A e dini se farat e shalqi janë shumë të shëndetshme? Ato përmbajnë fibra që janë thelbësore për funksionimin e tretjes, ndihmojnë në rastet e parazitëve dhe janë gjithashtu të shkëlqyera si pasuri antibiotike. Farat e shalqirit përmbajnë një lloj antioksidanti që ka një efekt pozitiv në raste të hipertensionit dhe arteriosklerozës.

Si të përdorni si duhet farat e shalqirit?

Në një enë vendosni pak ujë dhe shtoni rreth tridhjetë fara shalqiri. Më pas vendoseni enën të ziejë për rreth 10 minuta. Pasi të hiqni tenxheren nga zjarri lejeni të ftohet. Përzierjen vendoseni në frigorifer. Ju mund të pini vetëm ujin, por nëse nuk ju pëlqen shija mund ta kombinoni atë me ndonjë lëng natyral.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa nga vetitë e farave të ziera të shalqirit janë këto: Ju ndihmojnë në përmirësimin e tretjes, pastrimin e veshkave,  ju japin energji, ju ndihmojnë për zemrën, gjithashtu janë antidepresantë natyralë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?