Nënkryetari i Kuvendit, Gjekmarkaj në Zagreb: Mirënjohje për Kroacinë, thirrje për demokraci dhe drejtësi të pavarur

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kroacisë, ku gjatë ditës së parë ka zhvilluar takime me personalitete të rëndësishme të jetës politike dhe institucionale kroate. Një nga takimet kryesore të kësaj vizite ishte ai me Kristina Ikić Baniček, Kryetare e Komisionit për Bashkëpunim Ndërparlamentar të Parlamentit të Kroacisë. Gjatë takimit u diskutua mbi marrëdhëniet parlamentare shqiptaro-kroate, mbështetjen e Kroacisë për Shqipërinë në procesin e integrimit evropian dhe çështje me interes për shqiptarët në rajon.

Gjekmarkaj përcolli përshëndetjet e liderit të opozitës, i cili e vlerëson veçanërisht kontributin dhe mbështetjen që Baniček, bashku me kolegë të tjerë parlamentarë kroatë, i ka dhënë Kosovës në rrugën e saj drejt përfshirjes në Këshillin e Europës. Nënkryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, si dhe për qëndrimet e saj në mbështetje të integrimit evropian. Në këtë kuadër, u vlerësua rëndësia e përvojës kroate për Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në bisedë, Gjekmarkaj ngriti edhe shqetësimet për zhvillimet politike dhe institucionale në Shqipëri, veçanërisht për standardet e procesit zgjedhor, luftën kundër korrupsionit, nevojën për një drejtësi të pavarur dhe funksionale, si dhe për përfshirjen e opozitës në reformat themelore që prekin të ardhmen e vendit, përfshirë reformën territoriale dhe procesin e integrimit evropian. Sipas tij, procesi i integrimit evropian duhet të jetë një proces i bazuar në meritë dhe në përmbushjen e standardeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes këshilltarit të Presidentit të Kroacisë për Politikën e Jashtme dhe Evropiane, ambasadorit Neven Pelicarić, Gjekmarkaj përcolli gjithashtu përshëndetjet e Sali Berishës për Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović. Një tjetër takim i rëndësishëm ishte ai me Ermina Lekaj-Perlaskaj, ish-deputete e Parlamentit të Kroacisë dhe ish-kryetare e Grupit të Miqësisë Kroaci-Shqipëri. Me të u diskutua veçanërisht për rolin e komunitetit shqiptar në Kroaci, një komunitet me një prani historike, përfshirë traditën e vjetër arbëreshe, por edhe diasporën më të re shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Komuniteti shqiptar në Kroaci u vlerësua si një faktor i rëndësishëm miqësie dhe një urë lidhëse mes dy vendeve dhe dy popujve. Integrimi i tij në shoqërinë kroate dhe kontributi i tij në jetën publike, ekonomike e kulturore përbëjnë një pasuri të përbashkët për marrëdhëniet shqiptaro-kroate”, shkruan Gjekmarkaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?