Nësër Kurban Bajrami, Kreu i KMSH uron besimtarët: Më shumë harmoni, dialog dhe solidaritet në familjet shqiptare

Kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, uron të gjithë shqiptarët me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët dhe shqiptarët, për më shumë harmoni dhe solidaritet mes njerëzve.

Në mesazhin e tij, Spahiu thekson se Kurban Bajrami është një festë me vlera të mëdha shpirtërore, e cila kujton rëndësinë e sakrificës, përkushtimit ndaj Zotit dhe kujdesit për njëri-tjetrin. Ai nënvizon nevojën për të treguar më shumë dashuri dhe mbështetje ndaj familjeve, të moshuarve dhe personave në nevojë.

Gjithashtu, kreu i KMSH-së bën thirrje për më shumë dialog, mirëkuptim dhe bashkëjetesë, duke uruar që kjo festë të sjellë paqe, begati, shëndet dhe gëzim në çdo familje shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Le të jetë kjo festë një moment reflektimi, afrimi dhe solidariteti mes nesh”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Spahiut me rastin e Kurban Bajramit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?