Nis seanca plenare, gardh metalik dhe forca policie jashtë Kuvendit

Ndërsa në Kuvend vijon seanca plenare, qytetarët kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste para godinës së Parlamentit.

Protestuesit deklarojnë se synojnë t’u përcjellin politikanëve mesazhin se nuk ndihen të përfaqësuar prej tyre.

Në kuadër të protestës, policia ka marrë masa të shtuara sigurie. Zona përreth Kuvendit është rrethuar me gardh metalik, ndërsa forcat e rendit janë angazhuar për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e tubimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?