“Një arsye më shumë për të protestuar”, Flamur Noka: TI tregon se Shqipëria është zhytur në korrupsion
Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar lidhur me raportin e Transparency International për indeksin e perceptimit të korrupsionit në Shqipëri.
Noka thotë se ky raport është një arsye më shumë për të dalë në protestën e sotme në orën 17:00 para kryeministrisë.
Reagimi i plotë i Nokës:
Ka kaluar vetëm një vit dhe Shqipëria ka rënë me 11 vende dhe tre pikë në renditjen botërore të Transparency International për indeksin e perceptimit të korrupsionit.
Një motiv më shumë për zgjidhje politike.
Shqipëria duhet çliruar menjëherë nga rilindja dhe narkoshteti që krijoi për llogari të krimit të organizuar.
Transparency International thotë se të dhënat e përdorura për të përpiluar indeksin mbulojnë këto forma të korrupsionit në sektorin publik:
1. Ryshfeti
2. Keqpërdorimi i fondeve publike
3. Përdorimi i detyrës publike nga zyrtarët për përfitime personale pa u përballur me pasoja
4. Aftësia e qeverisë për të frenuar korrupsionin në sektorin publik
5. Burokracia e tepërt që mund të rrisë mundësitë për korrupsion në sektorin publik
6. Emërimet politike në shërbimin civil
7. Ligjet që u lejojnë zyrtarëve publikë të mos deklarojnë pasuritë
8. Konfliktet e mundshme të interesit
9. Mbrojtja ligjore për personat që raportojnë raste të ryshfetit dhe korrupsionit
10. Kapja e shtetit
11. Qasja në informacion mbi çështjet publike dhe aktivitetet qeveritare
11 arsye dhe shumë të tjera që na nxjerrin sot në #protestë përpara kryeministrisë.
KOHA JONË SONDAZH

