Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 6 Nëntor 2026, 12:48 Rama në kantierin e bypass-it të Tiranës: Do të lehtësojë qarkullimin dhe do të lidhë Korridorin Blu Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në kantierin e Bypass-it të Tiranës, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, dhe…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Çështja Veliaj
  • Integrimi në BE
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Thaçi në Hagë
  • Egnatia Conference League
  • Linja Tiranë-Durrës
  • Trump Zyra Ovale
  • Marrëveshja e refugjatëve
Lajmet e fundit
Në trend
  • Çështja Veliaj
  • Integrimi në BE
  • Shpërthimi në Elbasan
  • Thaçi në Hagë
  • Egnatia Conference League
  • Linja Tiranë-Durrës
  • Trump Zyra Ovale
  • Marrëveshja e refugjatëve
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dita Botërore e Epilepsisë, Neurologët: Epilepsia e menaxhueshme, 60% e pacientëve bëjnë jetë normale

Shëndeti E martë, 10 Shkurt 2026 12:21
Dita Botërore e Epilepsisë, Neurologët: Epilepsia e menaxhueshme, 60% e pacientëve bëjnë jetë normale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Ditën Botërore të Epilepsisë, vëmendja i kushtohet një prej sëmundjeve neurologjike më të shpeshta në vend. Të dhënat tregojnë se 6 në 1000 banorë jetojnë me epilepsi, ndërsa specialistët theksojnë se me trajtim të përshtatshëm, pjesa më e madhe e pacientëve mund të zhvillojnë një jetë thuajse normale.

Sipas mjekëve, rreth 6 për 1000 persona në vendin tonë preken nga kjo sëmundje, e cila shfaqet më shpesh tek moshat e reja dhe të moshuarit. Neurologia Aida Quka shpjegon se epilepsia është një sëmundje kronike, e karakterizuar nga kriza epileptike të përsëritura, që nuk lidhen drejtpërdrejt me shkaqe të menjëhershme si infeksionet apo çrregullimet metabolike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ajo thekson se tek të moshuarit, shfaqja e epilepsisë lidhet shpesh me procesin e degjenerimit të trurit dhe me sëmundje të tjera shoqëruese, të cilat mund të nxisin zhvillimin e krizave epileptike.

Për grupmoshën 30–60 vjeç, epilepsia zakonisht është pasojë e faktorëve dytësorë, si traumat e kokës, infeksionet apo tumoret, ndaj kërkon ekzaminime të specializuara për një diagnostikim të saktë.

Specialistët sqarojnë se një krizë e vetme epileptike nuk do të thotë domosdoshmërisht se një person vuan nga epilepsia. Ndër faktorët kryesorë të rrezikut përmenden alkooli dhe abuzimi me substanca, të cilat shkaktojnë dëmtime të qëndrueshme dhe afatgjata në tru.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas mjekes Quka, krizat e shkaktuara nga përdorimi i alkoolit apo drogës konsiderohen të provokuara dhe nuk klasifikohen si epilepsi, nëse ndodhin vetëm një herë.

Mjekët paralajmërojnë gjithashtu se krizat që zgjasin më shumë se pesë minuta përbëjnë një gjendje urgjente neurologjike, të njohur si status epileptik, dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme spitalore.

Kriza epileptike nuk shoqërohet gjithmonë me humbje të vetëdijes. Ajo mund të manifestohet edhe me simptoma të lehta, si mpirje të gjymtyrëve, ndjesi ankthi, konfuzion, halucinacione apo lëvizje të pavullnetshme të duarve dhe këmbëve, të cilat zakonisht zgjasin për një kohë të shkurtër.

Mund t'ju interesojë

29-vjeçari pësoi infarkt akut, mjekët në QSUT i shpëtojnë jetën me ndërhyrje urgjente në zemër

29-vjeçari pësoi infarkt akut, mjekët në QSUT i shpëtojnë jetën me ndërhyrje urgjente n...

3 Nëntor 2026, 10:33
Kanceri i gjirit, ministrja Spahiu takim me gratë e Forcave të Armatosura: Synojmë mbi 345 mijë përfituese

Kanceri i gjirit, ministrja Spahiu takim me gratë e Forcave të Armatosura: Synojmë mbi ...

2 Nëntor 2026, 18:30
Vaksina e re kundër kancerit të pankreasit jep rezultate premtuese, 99% e pacientëve zhvillojnë përgjigje imunitare

Vaksina e re kundër kancerit të pankreasit jep rezultate premtuese, 99% e pacientëve zh...

2 Nëntor 2026, 14:12

Specialistët theksojnë se me ndjekjen e rregullt të trajtimit, rreth 60% e pacientëve me epilepsi arrijnë të bëjnë një jetë pothuajse normale.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama në kantierin e bypass-it të Tiranës: Do të lehtësojë qarkullimin dhe do të lidhë Korridorin Blu
Tani

Rama në kantierin e bypass-it të Tiranës: Do të lehtësojë qarkullimin dhe do të lidhë Korridorin Blu

Maran flet për lojtarët nga Kosova që zgjedhin Shqipërinë: Kush vesh fanellën kuqezi, është krenar
Para 1 minute

Maran flet për lojtarët nga Kosova që zgjedhin Shqipërinë: Kush vesh fanellën kuqezi, është krenar

Mashtrim me betonin dhe pastrim parash: në gjyq administratori italian i “Euro Beton 2005”, sekuestrohen rreth 10 milionë euro pasuri
Para 3 minutash

Mashtrim me betonin dhe pastrim parash: në gjyq administratori italian i “Euro Beton 2005”, sekuestroh...

Berisha: Shqiptarët humbën 30% të kursimeve si pasojë e rënies së euros
Para 7 minutash

Berisha: Shqiptarët humbën 30% të kursimeve si pasojë e rënies së euros

Më të lexuarat

1 Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë
4 Nëntor 2026, 18:23

Pas 150 ditësh protestë, studentët ndryshojnë strategjinë dhe marrin vendimin e fortë

2 Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn
Para 14 orësh

Klodiana Lala zbulon se nga SPAK ka hetim të ri për Erion Veliajn

3 Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re
Para 14 orësh

Kur nisin trenat Tiranë-Durrës? Ministri zbulon se kur do të udhëtojnë pasagjerët në linjën e re

4 Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt
Para 15 orësh

Nazarko zbulon strategjinë e Veliajt

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.