Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 11:23 Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një kufi i poshtëm për çmimin e naftës?!

Lajme E enjte, 15 Prill 2021 23:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Benzina dhe nafta kushtojnë gjithnjë e më pak, çmimet për naftën e papërpunuar janë në rënie të lirë. Për shtetet prodhuese të lëndës së parë ky është një dështim. A do të vijë së shpejti kthesa?

Çmimet e naftës në fillim të javës ndalën rënien e tyre të fortë që vazhdon prej disa muajsh. Tregtarët folën për një kundërpërgjigje tipike pas rënieve të forta. Të hënën në mëngjes një fuçi (159 litra) e llojit të Detit të Veriut kushtonte 62,60 dollarë ose 75 cent më shumë se të premten. Edhe lloji amerikan WTI shënoi një rritje të lehtë. Çmimi për një fuçi u rrit me 58 cent në 58,39 dollarë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 35 minutash
AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Para 1 ore
Studentët sot protestë, ora 14.00

Studentët sot protestë, ora 14.00

Para 2 orësh

Që prej kësaj vere çmimet e naftës kanë rënë me rreth 40 për qind. Që prej fundit të nëntorit kur Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) nuk pranoi të përgjigjej me një reduktim të sasisë së prodhuar ndaj rënies së çmimit, kjo rënie ka shënuar 20 për qind. Ashtu si dhe më parë nuk duket se do të ketë reduktim të prodhimit: krahas anëtarit më të madh të kartelit, Arabisë Saudite, kundër reduktimit të sasisë së prodhimit flasin edhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çmimi më i lartë në verën e 2008

Një retrospektivë e shkurtër: në verën e vitit 2008 çmimet e naftës ishin rreth 150 dollarë për fuçi dhe ekspertët parashikonin rritje të mëtejshme. Por pastaj erdhi kriza financiare, e cila arriti pikën e trishtueshme kulmore me falimentimin e bankës Lehman. Brenda pak javësh çmimi i naftës ra në rreth 45 dollarë.

Me rimëkëmbjen e ekonomisë botërore ai u rrit deri në verën 2014 mbi kufirin prej 100 dollarë, por që atëherë është përsëri në rënie. Luhajtjet më të mëdha në çmimin e lëndës së parë naftë nuk shkaktohen vetëm nga ndikimet koniunkturore. "Për një kohë të gjatë nuk është marrë parasysh se falë përparimit teknik mund të prodhohet më shumë naftë", thotë Leon Leschus, ekspert për lëndët e para në Institutin e Hamburgut për Ekonominnë Botërore (HWWI) në bisedë me DW. "Veçanërisht SHBA ia kanë dalë përmes fracking-ut të përftojnë më shumë nga toka." Amerikanët vitet e fundit kanë arritur të rrisin prodhimin e naftës me katër milionë fuçi në ditë. "Kjo është një sasi e konsiderueshme. Me këto katër milionë fuçi SHBA mund të ishte anëtari i dytë më i madh i OPEC, nëse do ta shihnim kështu", thotë Leschus.

Parashikime të ndryshme

Zhvillimi i tregjeve ndërkombëtare të naftës vitin e ardhshëm sipas një parashikimi të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) do të vazhdojë të ushtrojë trysni ndaj çmimit të naftës. Kërkesa nuk po rritet aq sa mendohej deri tani, deklaroi së fundi IEA. Megjithatë rritja e fortë e prodhimit nuk po ndalet, para së gjithash në SHBA. Si rrjedhojë në të gjithë botën është në rritje sasia rezervë, çmimet e naftës vazhdojnë të bien. Paras së gjithash llogaritet me më pak nevojë të brendshme në vendet eksportuese të naftës si Rusia. Njëkohësisht nuk shihet asnjë fund i rritjes së prodhimit pikërisht sa i takon atij nga rezervat e gazit të argjilës në SHBA. Do të duhet edhe ca kohë derisa oferta dhe kërkesa të jenë përsëri në ekuilibër.

Leon Leschus është i mendimit se të paktën rënies së çmimit i ka ardhur fundi. "Mendoj së çmimi i naftës ka arritur nivelin e tij të poshtëm." Ai pret që në 2015 ekonomia botërore të shënojë sërish rritje. Kështu do të rritet edhe kërkesa për naftë, për pasojë çmimet do të rriten, beson eksperti i HWWI.

Fracking bëhet jorentabël nga çmimet e ulëta

Në të njëjtën kohë pritet që të reduktohet edhe oferta e tepërt e naftës që mbizotëron aktualisht në treg, "pasi disa prodhues do të reduktojnë sasinë meqenëse me çmimin e ulët aktual nuk është më fitimprurës".

Edhe Eugen Weinberg nga Commerbank sheh një ndërveprim mes çmimit të ulët të naftës dhe teknikave të kushtueshme të nxjerrjes së naftës si Fracking: kur bien çmimet, bie edhe prodhimi i kushtueshëm, dhe si pasojë çmimet fillojnë rriten ngadalë. "Ka shumë arsye që flasin për atë që çmimet së shpejti do të jenë dukshëm më të lartë se sa ai aktual", tha Weinberg për kanalin gjerman ARD, "pasi me kohë kjo do të ketë ndikim edhe në prodhimin amerikan. Ai nuk do të rritet më."

Asnjë shtensionim për Rusinë

Edhe Leon Leschus nga HWWI sheh një nivel më të lartë çmimi gjatë vitit 2015. "Ne parashikojmë që çmimi i naftës të luhatet përsëri mes 80 dhe 90 dollarë."

Ngjashëm mendon edhe Eugen Weinberg. Ai megjithatë nuk sheh një çtensionim për vende si Irani, Iraku, Nigeria apo Rusia, që janë shumë të varur nga të ardhurat nga eksportet e naftës. "Për ta do të vijnë kohë të vështira pasi nuk presim që çmimet e naftës së shpejti të ngrihen drejt nivelit 100 dollarë apo më shumë çka është në fat ajo që iu duhet këtyre vendeve."

DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 35 minutash

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE
Para 47 minutash

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Para 1 ore

AGSH: 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy
Para 1 ore

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 14 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 17 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 15 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 16 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.