”Nuk e jap dorëheqjen”, Berisha komenton qëndrimin e Ramës dhe flet nëse vendi shkon drejt destabilitetit

Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për agjencinë Reuters, ku ky i fundit u shpreh se nuk do të japë dorëheqjen, pavarësisht protestave të studentëve dhe thirrjeve për largimin e tij.

I pyetur nëse qëndrimi i Ramës rrezikon ta çojë vendin drejt destabilitetit, Berisha deklaroi se kryeministri i ka të humbura betejat politike në situatën aktuale. “Në një situatë të tillë, ju garantoj se Edi Rama e ka të humbur çdo betejë”, u shpreh Berisha.

Berisha i bëri thirrje Ramës të gjejë një zgjidhje për situatën, duke i kërkuar të mos përdorë policinë si “mish për top”. Ai gjithashtu u bëri thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit që, sipas tij, nuk janë të përfshirë në krim dhe drogë, të japin dorëheqjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E pa mbrëmë se kush ishin luanët e sheshbetejës. E pa! Mos të përdorë policinë si mish për top”, deklaroi Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trazirat në Tiranë, reagon Rama: Nuk jap dorëheqjen

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Politika 3498 (34.6%)
Shoqeria civile 6626 (65.4%)

Vota totale: 10124