FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Opozita: Duam përsëritje të seancës dhe të shkarkojmë Niko Peleshin

Ka përfunduar mbledhja me dyer të mbyllura e deputetëve të opozitës e cila u thirr me urgjencë nga Sali Berisha pas përfundimit të seancës ditën e sotme në Kuvend.

Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi, foli për mediat pas përfundimit të mbledhjes dhe tha se opozita kërkon:

“Përsëritjen e seancës solemne kushtetuese parlamentare të paraqitjes së programit politik dhe përbërjes së këshillit të ministrave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti të marrë praktikën parlamentare të asaj që ndodhi për të konstatuar se votimi është antikushtetues. Të mos thërrasë për betim anëtarët e propozuar për këshillin e ministrave pa pasur një seancë të rregullt votimi në Kuvend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nisjen e procedurave parlamentare mocion për shkarkimin e kryetarit të kuvendit, Niko Peleshi, pasi nuk është kryetar kuvendi, por kukull që urdhërohet nga Edi Rama.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?