Pa opozitën në sallë, PS miraton projektligjin për Reformën Territoriale. Votimi final më 8 tetor

Projektligji për reformën e re administrative-territoriale, ku PS kërkon 46 bashki, këtë të hënë ka marrë dritën jeshile në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, duke iu hapur rruga shqyrtimit dhe votimit në seancë plenare.

Drafti u miratua me votat e mazhorancës. Tetë deputetët e Partisë Socialiste të pranishëm në mbledhje votuan pro, ndërsa nuk pati asnjë votë kundër apo abstenim. Në momentin e votimit, opozita nuk ishte e pranishme në komision. Deputetët e saj kanë bojkotuar procesin parlamentar për këtë nismë, duke mos marrë pjesë në procedurat e shqyrtimit të projektligjit.

Pas miratimit në komision, drafti i është përcjellë menjëherë strukturave drejtuese të Kuvendit, me qëllim përfshirjen e tij në rendin e ditës së seancave plenare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hapi i radhës pritet të jetë votimi përfundimtar në seancën plenare të së enjtes, më 8 tetor. Reforma pritet të shoqërohet me debate politike, ndërsa në sallën e Kuvendit pritet të artikulohen edhe qëndrimet kundërshtuese të opozitës dhe grupeve të interesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Miratimi i projektligjit në Kuvend do të shënojë një tjetër hap në procesin e riformatimit të ndarjes administrative dhe territoriale të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?