FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Parlamenti i rrethuar nga protestues, Spiropali: Të reflektojmë…

Në një kohë që qytetarët protestojnë para Parlamentit, deputetja e PS Elisa Spiropali, ka deklaruar se fokusi i institucioneve duhet të jetë puna dhe ofrimi i zgjidhjeve për qytetarët.

Sipas saj e debatet politike nuk duhet të zhvendosin vëmendjen nga përgjegjësitë kryesore të Kuvendit.

Spiropali tha se deputetët dhe forcat politike duhet të përqendrohen te reflektimi i brendshëm dhe te adresimi i shqetësimeve të qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

” Ne kemi punën tonë, të reflektojmë të dëgjojmë dhe të ofrojmë zgjidhje. Nuk duhet të merremi me protestuesit por me veten. E rëndësishme është që kuvendi të përdoret për të folur për njerëzit, për shqetësimet për të ofruar zgjidhje, për të parë më shumë nga vetja dhe secila forcë politike në  atë Kuvend  duhet të bëjë analizën e vetes”, tha Spiropali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?