Projekt-rezolutë për Iranin, Balla: Vendi ynë ka rënë pre e një sulmi kibernetik
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialsite, Taulant Balla ka prezantuar projekt rezolutën e propozuar nga socialistët në lidhje me Iranin.
“Vendi ynë ka qenë vetë vend i sulmeve të drejtpërdrejta. Ai synoi të paralizonte shërbimet tona publike dhe të cenonte besimin e qytetarëve në shtetin e vet. Nuk duhet të humbasim vigjilencën. Pak ditë më parë, Kuvendi ishte shënjestra e re e një sulmi kibernetik. Këto janë akte armiqësore që synojnë mosfunksionimin normal. Në rezolutë synojmë të dënojmë në mënyrë të qartë çdo formë të mbështetjes shtetërore për terrorizmin. Të dënojmë përdorimin e mjeteve hibride kundër institucioneve të shteteve sovrane.
Keqardhje për mungesën e tre gurpeve parlamentare të opozitës, nuk erdhën ta mbështesin këtë qëndrim që është i domosodshëm, urgjent dhe i nevojshëm”, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

