Protesta e 78-të në Tiranë, diaspora i bashkohet marshimit drejt Kryeministrisë

Qytetarë të shumtë kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë në Tiranë, në kuadër të protestës së 78-të kundër qeverisë dhe klasës politike.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, ndërsa shprehen të vendosur për të vijuar kundërshtimin e tyre edhe gjatë muajve të verës.

Edhe në protestën e sotme është përfshirë Diaspora shqiptare, pas pjesëmarrjes së shtetasve shqiptarë të ardhur nga vende të ndryshme të botës në tubimin e një dite më parë. Ata iu bashkuan protestuesve në Tiranë dhe marshuan përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Organizatorët dhe pjesëmarrësit shprehen se kërkesa për ndryshim politik dhe largimin e qeverisë ka vijuar prej javësh, pavarësisht temperaturave të larta dhe sezonit turistik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marshimi po vijon drejt godinës së Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet tubimi i radhës. Autoritetet kanë marrë masa për mbarëvajtjen e protestës dhe menaxhimin e qarkullimit në zonën përreth.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?