Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 09:25 Protesta masive në Gjermani, të rinjtë kërkojnë më shumë investime në arsim Në shumë qytete të Gjermanisë janë zhvilluar sërish protesta nga të rinjtë. Demonstrata u mbajtën mes të tjerash në Berlin, Hamburg, Frankfurt am Main,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Elisa Spiropali
  • Erion Veliaj
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • GTA VI
  • Superiore
  • Erkan Nika
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Protesta masive në Gjermani, të rinjtë kërkojnë më shumë investime në arsim

Lajme E shtunë, 21 Nëntor 2026 09:25
Protesta masive në Gjermani, të rinjtë kërkojnë më shumë investime në arsim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në shumë qytete të Gjermanisë janë zhvilluar sërish protesta nga të rinjtë. Demonstrata u mbajtën mes të tjerash në Berlin, Hamburg, Frankfurt am Main, Leipzig, Bremen, Freiburg dhe Këln. Për këto tubime kishin bërë thirrje disa organizata dhe iniciativa, mes tyre lëvizja “Gen Z regelt” dhe Konferenca Federale e Nxënësve.

Sipas lëvizjes “Gen Z regelt”, kësaj here morën pjesë rreth 90.000 njerëz, dukshëm më pak se në protestat e para të mëdha rinore rreth tre javë më parë. Protestuesit kërkuan më shumë financime për shkollat, ndihmën për personat me varësi dhe për psikoterapinë, një jetë të përballueshme ekonomikisht, më shumë mbrojtje të klimës, si dhe kundërshtuan rikthimin e mundshëm të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Policia ishte përgatitur në shumë qytete me forca të shumta në rast të shpërthimit të trazirave. Deri në orët e para të mbrëmjes, pavarësisht motit shpesh me shi, situata mbeti kryesisht paqësore. Vetëm më vonë, në disa vende, pati akte vandalizmi dhe trazira.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Trazira në Hamburg, Leipzig

Në Hamburg, pas përfundimit të një demonstrate të organizuar nga lëvizja “Gen Z regelt”, persona të maskuar hodhën fishekzjarre, vezë dhe shishe në drejtim të policëve. Në rrugë u hodhën koshat e mbeturinave dhe barrierat e kantierëve të ndërtimit, ndërsa shumë shishe u thyen. Sipas policisë, disa persona u ndaluan ose u arrestuan përkohësisht.

Mund t'ju interesojë

Gazment Bardhi: Nuk janë më parti politike, por organizata kriminale që luftojnë për pushtet!

Gazment Bardhi: Nuk janë më parti politike, por organizata kriminale që luftojnë për pu...

Para 8 minutash
Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

Para 18 minutash
Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Para 10 orësh

Më herët, marshimi protestues kishte përshkuar qendrën e Hamburgut, nga stacioni Dammtor deri në lagjen Sternschanze. Në kulmin e protestës morën pjesë rreth 4.000 persona, sipas policisë, pak më pak nga sa pritej.

Jo vetëm në Hamburg, por edhe në Leipzig pati përplasje mes protestuesve dhe policisë. Gjatë marshimit protestues me rreth 2.500 pjesëmarrës u ndezën disa herë mjete piroteknike, për shkak të të cilave protesta u ndërpre përkohësisht. Edhe në Stuttgart pati ndalime nga policia.

Në Bremen u hodhën mjete piroteknike. Në Berlin, sipas policisë, rreth 4.000 persona morën pjesë në një marshim paqësor të organizuar nga lëvizja “Gen Z regelt”. Vetë iniciativa foli për deri në 15.000 demonstrues. Edhe në qytete të tjera si Erfurti, Potsdami dhe Magdeburgu, të rinjtë gjermanë dolën në rrugë./DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protesta masive në Gjermani, të rinjtë kërkojnë më shumë investime në arsim
Para 4 minutash

Protesta masive në Gjermani, të rinjtë kërkojnë më shumë investime në arsim

Gazment Bardhi: Nuk janë më parti politike, por organizata kriminale që luftojnë për pushtet!
Para 8 minutash

Gazment Bardhi: Nuk janë më parti politike, por organizata kriminale që luftojnë për pushtet!

Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë
Para 18 minutash

Kurti kërkon njohjen e Kosovës nga Ukraina, hedh poshtë paralelet me Krimenë

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre
Para 27 minutash

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 10 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 12 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 14 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 10 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.