FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Protestat hyjnë në ditën e 15-të, qytetarët me flamuj amerikanë dhe britanikë tubim para Kryeministrisë

Lëvizja e protestave qytetare kundër qeverisë dhe klasës politike ka vijuar edhe këtë të diel në Tiranë, duke hyrë në ditën e 15-të të saj, me pjesëmarrje të lartë qytetarësh para godinës së Kryeministrisë.

Mijëra protestues u mblodhën në qendër të kryeqytetit, ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime në sistemin politik të vendit. Tubimi është pjesë e një vale protestash që prej më shumë se dy javësh ka përfshirë Tiranën dhe disa qytete të tjera.

Gjatë protestës u dëgjuan thirrje të shumta kundër qeverisë dhe figurave të politikës shqiptare, përfshirë slogane si “Rama jep dorëheqjen”, “Berisha në burg, Rama në burg” dhe “Shqipëri e Re”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesëmarrësit mbanin flamuj kombëtarë shqiptarë, ndërsa u vunë re edhe simbole të vendeve ku jeton diaspora shqiptare. Në veçanti, në protestë u panë flamuj të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të sjellë nga emigrantë që i janë bashkuar tubimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 – Në protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë, një përfaqësuese e diasporës shqiptare ka marrë fjalën, duke theksuar rolin dhe kontributin e emigrantëve në mbështetjen e familjeve në Shqipëri.

Gjatë fjalës së saj para pjesëmarrësve, ajo u shpreh se diaspora nuk është e pranishme vetëm simbolikisht, por do të vazhdojë të mbështesë dhe të marrë pjesë aktive në zhvillimet dhe protestat në vend.

“Jam sot këtu për të treguar se diaspora nuk është këtu vetëm një ditë, por do të jemi çdo ditë”, deklaroi ajo.

Sipas saj, pa këtë mbështetje nga jashtë vendit, shumë familje do të kishin vështirësi të përballonin jetesën e përditshme.

“Le ta themi hapur, diaspora blen ilaçet, paguan ujin dhe energjinë elektrike. Pa diasporën, mijëra familje nuk do të arrinin të mbijetonin”, u shpreh ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?