Protestuesit futen tek Ministria e Financave, nxjerrin sende jashtë dhe i vihet zjarri godinës

Pas disa orësh tensioni, përplasjesh me Policinë, shkatërrim të pronës, gazit lotsjellës dhe përdorimit të ujit me presion në ”Rrugën e Durrësit” dhe Ministrisë së Arsimit, protesta ka marrë një drejtim të ri. Me thirrjet e protestuesve për të ndryshuar itinerarin e tubimit, një numër i madh pjesëmarrësish janë nisur në marshim drejt zonës së Parlamentit, duke zhvendosur kështu fokusin e protestës në një tjetër pikë të kryeqytetit. Por ata kanë bërë një ndalesë tek Ministria e Financave, ku protesuesit janëfutur brenda dhe po nxjerrin objekte me qëllim ti djegin. Forcat e Policisë së Shtetit ndodhen në këtë zonë, por protestuesit janë përgjigjur me gurë. Po ashtu në derën kryesore dhe në njërën prej dritareve i është vënë zjarri.

Revolta e studentëve vijon edhe këtë të mërkurë. Situata në Kryeqytet paraqitet shqetësuese, pasi në qendër të Tiranës janë konstatuar dy vatra zjarri, të cilat kanë shkaktuar shtëllunga të mëdha tymi të zi. Tymi i dendur është përhapur në zonat përreth, ndërsa reja e zezë është e dukshme edhe nga distanca të largëta, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve. Në zonë nuk është konstatuar ende ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Shkaqet e zjarreve dhe përmasat e situatës mbeten për t’u sqaruar.

Kurse filiali i institucionit financiar ”Iute Credit” që ndodhet në hyrje të “Rrugës së Durrësit” është djegur totalisht. Sot biznesit të mikrokredive i është vendosur flaka e madhe. Ditën e djeshme, protestuesit e shkatërruan dhe i morën mobiliet për t’i djegur në rrugë. Një prej tyre shkatërroi edhe bankomatin, madje edhe po gërmonte në të. Sakaq nga zjarri po rrezikon edhe pallati që është ngjitur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më parë edhe godina e Ministrisë së Arsimit u sulmua molotov nga protestuesit, duke shkaktuar zjarre në katin e parë dhe të dytë. Protestuesit bërtisnin në kor “Digje! Digje!”, teksa ndaj godinës hidheshin lëndë plasëse. Pas disa minutash, forcat e policisë ndërhynë duke larguar demonstruesit dhe duke u vënë në lëvizje për të shuar zjarrin. Rruga e Durrësit është shndërruar në një arenë përplasjeje mes studentëve protestues dhe policëve, për të dytën ditë radhazi tashmë. Më parë tubuesit shkatërruan degën e një banke të nivelit të dytë aty pranë, duke thyer derën kryesore dhe duke nxjerrë dokumente nga raftet. Deri tani nuk ka njoftim zyrtar nga ana e policisë për persona të arrestuar, por gjatë ditës ka pasur shoqërime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu studentët kanë njoftuar për zhvillimin e protestës së radhës ditën e nesërme në orën 10:10, përpara Korpusit të Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT). Njoftimi vjen në një kohë kur vijojnë përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë në Rrugën e Durrësit, ku situata është tensionuar pas përdorimit të gazit lotsjellës dhe ngritjes së barrikadave nga protestuesit.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në tubim që të ruajnë qetësinë dhe të distancohen nga personat që kryejnë akte dhune, djegie dhe sulme ndaj punonjësve të Policisë, pas përshkallëzimit të situatës dhe dëmtimit të pronës publike dhe private. Në një reagim zyrtar, Policia e Shtetit thekson se çdo pjesëmarrës duhet të distancohet qartë nga veprimet e dhunshme dhe të mos lejojë që tubimi të përdoret si mbulesë për akte shkatërruese. Sipas Policisë, personat që ushtrojnë dhunë, djegin apo shkatërrojnë pronën dhe sulmojnë punonjësit e rendit do të mbajnë përgjegjësi individuale dhe do të përballen me ligjin, në varësi të veprës së kryer.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?