PS kërkon “Këshill Emërimi” për gjyqtarët

 Propozimet e mazhorancës prekin jo vetëm kriteret për anëtarët e Gjykatës së Lartë, por bëjnë detyrim ligjor ngritjen e një trupe këshillimore pranë presidentit, që do të quhet Këshilli për Emërimet. Ky këshill është menduar të ketë në përbërje kryetarin e Gjykatës së Lartë, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, ministrin e Drejtësisë, prokurorin e përgjithshëm, nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kryetarin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe një anëtar të Gjykatës së Lartë. Ndryshimet propozojnë që të jetë kjo strukturë, e cila bën vlerësimin e kandidatëve dhe në bazë të raportit të saj, presidenti të bëjë përzgjedhjen. Sipas propozuesve, qëllimi i ngritjes së kësaj trupe këshillimore pranë presidentit, me 7 anëtarë, përfaqësues të gjyqësorit, është të ulë ndikimin eventual politik në procesin e dekretimit të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Deri tani, mazhoranca i ka rrëzuar presidentit çdo dekret për Gjykatën e Lartë, duke e cilësuar procesin jotransparent dhe shumë subjektiv, si dhe duke lënë ende tre vende vakante në këtë institucion. Ligji për instancën më të lartë gjyqësore të vendit është pjesë e paketës për reformën në drejtësi dhe për këtë shkak, këto ndryshime mund të risjellin në skenë akuzat e opozitës, se ato po bëhen pa konsultimin e partnerëve ndërkombëtarë me qëllim uzurpimin e institucioneve të pavarura nga mazhoranca dhe kufizimin e kompetencave të presidentit. Para pak ditësh, mazhoranca votoi edhe ngritjen e komisionit parlamentar për reformën në drejtësi, por këto ndryshime janë llogaritur të kalojnë me proçedurë normale parlamentare dhe jo si pjesë e paketës. Hera e fundit kur ligji i Gjykatës së Lartë u ndryshua ishte 30 maji i vitit të kaluar dhe si një nga 3 kushtet për marrjen e statusit të vendit kandidat, ai u miratua me konsensus në Parlamentin e dominuar nga demokratët. Partia Socialiste ka kërkuar dje vendosjen në eficencë të komisionit për reformën në drejtësi, duke propozuar katër emrat që do të jenë pjesë e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i mbledhur sot në drejtimin e kryeministrit Edi Rama ka vendosur që deputetët Fatmir Xhafaj, Armando Subashi, Ulsi Manja dhe Vasilika Hysi të jenë pjesë e këtij komisioni.  Në përbërje të komisioni do të ketë 11 anëtare; 6 nga shumica (2 jane te LSI), 5 nga opozita, ku 3 anëtare do t’i përkasin PD, 1 PR dhe 1 PDIU. Fatmir Xhafa do të jetë kryetari i këtij komisioni me mandat 6- mujor, ndërkohë që zëvendës-kryetari do t’i përkasë Partisë Demokratike. Kryetari Fatmir Xhafa tha se, e do opozitën pjesë të këtij komisioni, por s’mund të presë pafund.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?