Rama dhe Dule përplasen për Himarën

Shqipërisë ndaj minoriteteve etnike. “Një arsye për të kërkuar këtë interpelancë është dhe situata cilësisht e ndryshme pozitivisht për vendin tonë pas marrjes së statusit të marrjes së vendit kandidat. Vendi kërkon shumë reforma, pavarësisht se në disa bashkohemi në disa ndahemi, në gjithë sektorët e jetës së vendit, por nuk shikojmë që të përmendet dhe të ekzistojë për të ndërmarrë nisma të tilla, reforma të tilla që synojnë ridimensionimin e politikave të Shqipërisë ndaj minoriteteve etnike. Ky prioritet mbetet po aty, ndërkohë që në kapitullin e BE-së, të drejtat e minoritetit janë më thelbësoret”,- tha Dule.Duke iu përgjigjur kërkesës së deputetit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, Kryeministri Edi Rama tha se “nëse ka disa pak gjëra që ne mund të krenohemi para botës dhe para fqinjëve në Veri e në Jug, është sjellja jonë me minoritetet si shqiptarë në Shqipëri”. Kryeministri u shpreh se do të ishte pretendim i madh të flisnim për përsosmëri, por ka një situatë dhe një marrëdhënie me minoritetet si askund tjetër në Ballkan, si në vendet e rajonit, anëtare të BE-së ose dhe ne ato që janë pretendentë për në BE. Në fjalën e tij, Kryeministri komentoi dhe situatën ekonomike në të cilën gjenden minoritet në vendin tonë. “Nuk ka asnjë rast dhe asnjë moment në historinë tonë të përbashkët që në këtë anë të kufirit minoriteti të jetë trajtuar si një problem apo t’i jenë shkelur të drejtat si minoritet. Është meritë e të gjitha qeverive shqiptare që kanë qenë konsekuente në respektin ndaj minoriteteve dhe në përpjekjen për të përmirësuar kuadrin ligjor në mbrojtjen e minoriteteve. Në Shqipëri nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk mund të ketë një problem real për minoritetet, përkundrazi ka një vullnet të plotë për të përsosur legjislacionin”, theksoi z. Rama. Kryeministri foli për rishikimin e teksteve të historisë mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa komentoi dhe pretendimin për të konsideruar Himarën minoritet. “Himara është tërësisht si Kukësi dhe Tropoja. Himara nuk është minoritet, nuk është një zonë që duhet trajtuar apo duhet parë si zonë ku janë prekur të drejtat e minoriteteve. Kemi jetuar situata të papëlqyeshme reciprokisht sepse e kemi parë Himarën të keqpërdoret, të abuzohet”, tha z. Rama duke shtuar se në Shqipëri nacionalizmi është gjëja e fundit që do të dëshironim të ndodhte dhe se nuk duhet të japim asnjëherë shkak për të ushqyer makinerinë e urrejtjes nacionaliste.

 

Replika për Himarën

Vangjel Dule: Himara është një hapësirë që ka një prani tradicionale dhe të konsiderueshme të minoritetit etnik grek dhe Konventa kuadër duhet të jetë e aplikueshme edhe për ata që e gjejnë dhe identifikojnë veten si pjesëtarë të atij minoriteti. Çdo tendencë dhe kahe të tjera nuk i shërben askujt

Edi Rama: Çështja e Himarës është jashtë çështjes së minoriteteve. Himara është tërësisht si Kukësi, Tropoja e qytetet e tjera. PBDNJ-së duhet t’i interesojë Himara aq sa edhe qytetet e tjera të vendit. Himara nuk është minoritet dhe nuk ka diskutim. Të mos shihet si zonë që ka cenim të të drejtave të minoriteteve. Himara e keqpërdorur më shumë se një herë, të mos abuzohet me të . Në Shqipëri, nacionalizmi është gjeja e fundit qe do te donim te ndodhte. Të mos japim shkak për të ushqyer makinerinë e urrejtjes nacionaliste.

Vangjel Dule:Nuk shoh reforma nga qeveria për të drejtat e minoriteteve. Rama bëri gabim në Preshevë kur foli për status special për minoritetin grek. Respektimi i të drejtave të minoritetit grek i pamjaftueshëm. Në raport progresin 2014 flitet për një grup pune për të drejtat e minoriteteve. Kur do ta sjellë produktin në Kuvend ky grup pune? Jo PBDNJ por raporti i KiE identifikon vakum në media për minoritetit. Nga minoriteti nuk ka përfaqësues nga KDRTSH dhe AMA. Në televizionin publik nuk ka asnjë emision në gjuhën e minoriteteve. Një ligj mbi minoritetet nacionale plotëson vakumin.

Edu Rama:Minoritarët duhet të kishin aplikuar kandidaturat e KDRTSH. Krenohemi, sjellja jonë me minoritetet si shqiptarë. Nuk ka asnjë rast që minoriteti të jetë trajtuar si problem. Nuk ka asnjë rast që minoritetit t’i jenë shkelur të drejtat. Ka përpjekje në vijimësi për të përsosur legjislacionin për të drejtat e minoriteteve. Eshtë koha të rishikojmë tekstet e historisë me Greqinë. Urojmë që Greqia do të jetë serioze në rishikimin e historisë. Të çmilitarizojmë historinë në raport me njeri tjetrin. Duhet të bashkëpunojmë çfarë të bëjmë më mirë për minoritetet.

SHKARKO APP