Rama i përgjigjet kritikave për hundën: Ky shtrembërim do të më shoqërojë gjithë jetën
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj komenteve dhe ironive që lidhen me pamjen e tij, duke iu referuar në mënyrë të veçantë asimetrisë së hundës dhe një gjurme që, sipas tij, ka mbetur në trup pas një tentative për t’i marrë jetën. Rama tha se kjo shenjë është një kujtim që do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës. “Ky shtrembërim këtu është shenja që trupi im do e mbajë gjithë jetën, nga një tentativë për të më fshirë nga faqja e këtij dheu, ku unë kam lindur, jam rritur dhe jam sot këtu”, u shpreh Rama.
Pjesë nga deklarata
Ka njerëz që merren me hundën time, merren me këtë asimetrinë këtu, falë edhe kontributit të algoritmit që ka ndërmjetësuar qenërinë politike të Shqipërisë jashtë këtyre pasqyrave dixhitale të atyre që jetojnë në këto pasqyra, vjen ajo ironia e mallit e drogës.
Ky shtrembërim këtu është shenja që trupi im do e mbajë gjithë jetën, nga një tentativë për të më fshirë nga faqja e këtij dheu, ku unë kam lindur, jam rritur dhe jam sot këtu.
Sepse edhe këtë gjurmë nuk e kam nga ndonjë arsye tjetër, por sepse edhe kur s’kisha asgjë në dorë, doja një vend që të rrinte drejtë. Doja një vend që të mos i bënte bijtë e vet që të ulnin kokën. Është pikërisht për këtë vend që unë mbaj edhe këtë gjurmën këtu.
Nuk ju vë faj juve që i bëni thirrje hundës time, duke i qarë hallin për mallin e keq që ka marrë. Unë s’jam këtu për të treguar historinë time. Nëse ka një histori që unë një ditë mund ta tregoj, është historia e gjërave që nuk arrita të bëj dot. Të tjerat janë aty dhe do të jenë aty, quhet Heritiç, do flasim,
KOHA JONË SONDAZH

