Rama në Lezhë: Shqipëria ka nevojë për PS. Vetëm hedhin baltë, por ne jemi afër ëndrrës historike

Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Lezhë, në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.

Në fjalën e tij, Rama akuzoi opozitën duke e quajtur shpirti i shkatërrimit në politikën shqiptare.

Sipas Ramës, në kohën e qeverisjes së PD-së para 1997, PS-ja akuzohej si parti shërbëtore e Millosheviçit, ndërkohë që ishin vetë zyrtarët demokratë që thyenin embargon dhe furnizonin me naftë makinerinë serbe.

Swiss Digital Desktop Reklama

35 vite janë pak për historinë, por janë shumë për të kuptuar jo vetëm peshën, por edhe impaktin e jashtëzakonshëm që ka pasur PS në jetën e vendit dhe, mbi të gjitha, për të kuptuar vlerën e shtuar që PS ka sjellë, duke iu qasur në një mënyrë të padiskutueshme të drejtë interesit tonë kombëtar. Duke iu qasur në mënyrë të drejtë të shkuarës, shoqërisë dhe botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto duken si fjalë të zakonshme, në kuptimin që duket gjëja më e zakonshme dhe normale që një forcë politike të ketë një qëndrim solid, të palëkundur dhe të kthjellët në raport me interesin kombëtar, por nuk është kështu. Po të ishte e zakonshme, do të ishte karakteristikë e të gjitha forcave politike, por është vetëm e PS-së.

Vetëm PS-ja, që nga hera e parë, nuk ka lëvizur asnjëherë as një milimetër nga vija e drejtë e mbrojtjes së interesit kombëtar. Për këtë ka plot shembuj që mund të merren, por ai më kuptimplotë dhe më ulëritës është shembulli që dallon si dita me natën PS-në dhe kundërshtarët e saj politikë.

Siç ka ndodhur në historinë e këtyre 35 viteve, ndodh edhe sot. PS-ja ndodhet përballë një fronti kundërshtarësh që nuk lënë gjë pa thënë ndaj përfaqësuesve të saj. Nuk do të lënë gjë pa thënë deri kur të jenë ata që janë, humbësit kronikë dhe shpirti i shkatërrimit në politikën shqiptare.

Ata e sulmuan brutalisht PS-në si parti e lidhur me Serbinë, shërbëtore e Beogradit, por e vërteta tregoi diçka tjetër. Që pikërisht ata që rrihnin gjoksin dhe gjuanin me gurë PS-në, natën thyenin embargon e Millosheviçit dhe furnizonin me naftë makinën e tij të spastrimit etnik.

PS-ja, që ditën e parë të marrjes në dorë të frenave të qeverisjes, u bë mbështetja më e fortë, mbështetja më e palëkundur dhe e përhershme e UÇK-së. Çlirimtarët e Kosovës trajtoheshin si terroristë dhe përndiqeshin në Tiranë nga ata që sulmonin PS-në si të shitur te Beogradi.

Duket e zakonshme që një forcë politike të ketë marrëdhënie të drejtë me të shkuarën. PS-ja është e vetmja që u krijua si një shëmbëlltyrë e vendosmërisë dhe e kurajës së një grupi njerëzish për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja dhe për ta kthyer drejtimin nga e ardhmja, dhe mbeti e vetmja forcë që diti të ruajë me të shkuarën një marrëdhënie dinjiteti kombëtar dhe vërtetësie historike.

U bë njëkohësisht edhe forcë që nuk lejoi të përdhosej Lufta Nacionalçlirimtare, por ua la turpin atyre që e patën dhe e kanë, duke iu kundërvënë luftës dhe duke e shfrytëzuar atë luftë si burimin e një përçarjeje më të thellë në ditët tona”, tha ndër të tjera Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?