Rama poston fotot: Dy shkolla në Elbasan drejt rikonstruksionit, hapësirame standarde evropiane
Dy prej institucioneve arsimore në Elbasan, shkollat “Vasil Kamami” dhe “Sul Misiri”, pritet t’i nënshtrohen një rikonstruksioni të plotë, me synim përmirësimin e kushteve dhe krijimin e ambienteve më bashkëkohore për nxënësit dhe mësuesit.
Projektet e ndërhyrjes janë bërë publike nga kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga transformimi i parashikuar për të dyja shkollat.
Sipas projekteve, godinat do të pësojnë ndryshime të rëndësishme në infrastrukturë dhe ambiente, duke synuar krijimin e hapësirave më funksionale, të sigurta dhe të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor.
Rikonstruksioni i dy shkollave është pjesë e investimeve që po kryhen në sektorin e arsimit në të gjithë vendin.
Sipas të dhënave të bëra publike, janë 42 kantiere të hapura në shkolla, ku po punohet për rikonstruksionin e godinave ekzistuese dhe ndërtimin e objekteve të reja. Ndërhyrjet synojnë përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe krijimin e kushteve më të përshtatshme për nxënësit dhe stafet pedagogjike.

